Disa njerëz i bashkon meraku për pije dhe me shumë t’drejtë, sepse, pija n’shumë raste na lidhë me kohë t’mira, qejf, muzikë e me njerëzit ma t’dashtun e t’afërt t’tanë. Kurse me natën e pritjes t’vitit t’ri, kemi ma shumë arsye me festu, me kërcy, me hangër e me pi. E neve po na duket që edhe ty ky artikull t’ka joshë bash për këtë arsye.
Ti mundesh me ja dhanë lamtumirën këtij viti, e me hi me kambë t’djathtë e me 1 koktell n’dorë n’vitin 2023. Madje, s’ka ka ma mirë se me e nisë vitin gëzueshëm, me pije e me shije. Për këtë arsye ne t’i kemi radhitë 4 koktellat me t’mirë për me i përgatitë për sot.
1. Prosecco Spritz me shegë
Me pak harxh e pak mund, ti mundesh me e kriju këtë koktell fantastik. Mjafton me i ndjekë udhëzimet se si me e përgatitë 1 Prosecco Spriz me Shegë, pije kjo ideale për me u përgatitë e servu gjatë natës t’vitit t’ri.
2. Amraretto Sour
Edhe për ty që ke qejf ma tepër me konsumu pije jo fort t’ambla, ne t’a kemi gjetë recetën perfekte t’koktellit. Bahet fjalë për recetën autentike t’koktellit Amaretto Sour, t’cilin mundesh me e përgatitë n’shpi, veçanarisht nëse je n’tripa t’miksologjisë. Mjafton me i ndjekë 3 hapa t’thjeshtë e me e kënaqë shpirtin tand e t’tjerëve.
3. Gin ‘n’ Tonic
Ka shumë arsye për me ju gëzu vitit t’ri, e nji ndër mënyrat ma t’mira asht t’u e qarrosë vehtën me nji Gin & Tonic. Për me ja ba këtë qejf vehtës, ose duhesh me dal, ose me maru n’shpi. Ne po ta rekomandojmë opsionin e dytë n’rast se t’parin nuk mundesh me ba. Edhe mos ta ndinë, se nuk ta kemi kompliku aspak, përkundrazi ta kemi thjeshtëzu n’pesë hapa super t’thjeshtë. Mbaje n’mend: Gin & Tonic-u i mirë, nuk asht i vështirë!
4. Vodka Pineapple
N’mos e paqe bo njet me dal sot, por po preferon me e pritë vitin e ri n’shtëpi – Vodka Pineapple asht “treat-i” ma i mirë i funvitit. Biles. asht pije ideale me e qarrosë vehten me to për krejt ditët e mira e t’vështira që i ke përjetu n’2022, si dhe për sfidat që i ke tejkalu. Andaj, receta dhe udhëzimet tona munden me t’ndihmu me realizu këtë super-miks fundviti.
Shijoji këta koktella n’shoqninë e ma t’dashtunve t’tu, kërce e gëzoju festës e vitit t’ri qashtu qysh ti din e ke qejf. Veç mos harro me i ndjekë 7 këshillat që çdo merakli ja thotë nji meraklisë tjetër t’alkoolit kur vjen puna te pija, sepse, si merakliu meraklisë, këto këshilla t’i kemi përmbledhë seriozisht. Ne që po flasim e po shkrujmë, nuk jemi ka ja fusim kot, por i kemi bajagi disa vite përvojë n’këtë sport, që me raste mundemi me e qujtë edhe ekstrem. Gëzuar! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria