Kushdo që i parapëlqen smoothie-t që n’konsistencë janë ma kremoze por edhe ekzotike, e din sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu konsistencën e smoothie-t qysh e don.
Smoothie-t proteinik janë smoothie-t që ja rekomandojmë kujtdo që synon me konsumu ma shumë proteina, kujtdo që ushtron dhe i rrin pak ma tepër gati ushqimit. T’lehta, t’thjeshta e t’shpejta, këto smoothie mundet kushdo me i përgatitë n’shtëpi, mjafton me i nda 2-3 minuta kohë dhe me e pas’ 1 blender.
1. SMOOTHIE PROTEINIK ME KAKAO DHE QERSHI
Smoothie proteinik me kakao dhe qershi asht nji alternativë e shnetshme dhe efektive për me marrë ma shumë proteina n’mënyrë natyrale, pa pasë nevojë me përdorë pluhun proteinik artificial.
2. SMOOTHIE PROTEINIK ME ANANAS
Smoothie proteinik me ananas asht kombinim që mundesh me ja ba gati sikurse vehtës, ashtu edhe fëmijëve për shkollë pa u tutë që nuk po e pijnë, sepse, kremoziteti dhe ambëlsia e këtij smoothie-t nime t’len pa fjalë.
3. SMOOTHIE PROTEINIK ME FRUTA MALI
Smoothie proteinik me fruta mali përpos proteinave ofron edhe shumë shije, ambëlsi e tharti falë frutave t’malit, t’cilat e komplementojnë n’mënyrën ma t’mirë t’mundshme nji pije t’tillë. Ideal për me u konsumu mbas ushtrimeve, ky smoothie nuk dështon asnjiherë.
4. SMOOTHIE PROTEINIK ME BANANE
Njilloj sikurse edhe smoothie-t e laetpërmenduna, edhe smoothie proteinik me banane ta mundëson me marrë ma shumë proteina n’mënyrë natyrale, pa pasë nevojë me përdorë pluhun proteinik artificial. Për shije ma nuk po flasim!.
Përgatiti e piji smoothie-t menjiherë, apo vendosi n’shishe t’xhamit e ruaji n’frigorifer. Kështu i ke t’freskëta pijet për 2 ditë. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Mundesh me marrë n’punë me vehte, me ua dhanë fëmijëve për n’shkollë, apo me e komsumu para ushtrimeve. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria