Kërpudhat janë nji prej ushqimeve ma t’shnetshme që mundemi me i hasë n’natyrë e që lirisht mundemi me thanë se e pasurojnë n’mënyrë unike e autentike secilën recetë. Biles, për vegjetarianët dhe veganët, përgagtitja e kërpudhës n’mënyra t’ndryshme arrinë me ofru shije që e zavendëson atë t’mishit – kuptohet me kombinimin e duhun t’erëzave arrihet ky rezultat
Ne kësaj radhe kemi përzgjedhë 5 kombinimet ma interesante t’pjatave me kërpudha – me shpresën që ke me i provu e me i futë n’menynë tande, sepse, secila prej recetave t’maposhtme ofron diçka t’veçant e plot shije për secilin merakli t’ushqimit. Madje, as t’randa me u përgatitë nuk janë.
1. KËRPUDHA ME GLLAZURË BALSAMIKE

Kërpudhat me gllazurë balsamike janë prej atyre recetave që mundesh me i servu me çkado, dhe që kurrë nuk dështojnë me sjellë risi tek ata që i provojnë. Ambëlsia e sojës dhe sheqerit, aciditeti i uthullës balsamike si dhe shije “mishnore” e kërpudhave n’kombinim me erëzat asht kombinimi që as ti vet nuk e ke ditë që ke nevojë me e provu.
2. FAJITAS ME KËRPUDHA DHE PERIME N’TEPSI

E mbushun plot shije prej kërpudhave, perimeve, por edhe erëzave, peta e tortillës me pak salcë kosi e pak sos pikant asht krejt çka t’duhet për mos me u mendu dy herë e me i përvjelë mangët për me e përgatitë këtë specialitet. Edhe s’ka kushedi çfarë filozofie, veç ama ka pak marifet me i përgatitë fajitat me kërpudha dhe perime n’tepsi.
3. SUPË KËRPUDHASH

E njohun edhe si supa super-kremoze, supa me kërpudha asht pjata ideale për kando që asht vegjetarian/e, sepse nuk përmbanë produkte shtazore dhe i duhen 4 hapa t’thjeshtë për me e realizu. Kjo pjatë mundet me u servu si pjatë n’vehte apo si paragjellë, e 1 gja e dijmë sigurtë – ka me t’shiju tej mase.
4. KËRPUDHA T’MBUSHUNA ME QIQRA DHE ARRA

Kërpudhat e mbushuna me qiqra dhe arra nuk dështojnë me sjellë risi tek ata që i provojnë, pikërisht për shkak t’përbërësve unik e që i japin ekstra secilës kërpudhë. E çka asht ma e mira – mundesh n’5 hapa me e përgatitë këtë delikatesë unike, vegjetariane dhe plot shije.
5. ÇORBË ME THJERRËZA DHE KËRPUDHA

Ideale për drekë a darkë, çorba me thjerrëza dhe kërpudha asht e pasun me vlera ushqyese t’bollshme, por asht edhe plot shije. Përzierja e thjerrëzave me perimet, erëzat dhe krem-qumështin t’cilat zihen bashk arrijnë me e kriju nji pjatë t’nxehtë unike e që s’don shumë mund.
Shpresojmë që këtyre recetave ke me ua dhanë shansin e ke me i provu, mandej vet ke me i gatu ma shpesh. E njilloj sikurse këto receta, ne t’i kemi radhitë edhe 5 super receta me avokado t’cilat s’ban me t’ikë pa i provu. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria