Nëse je prej njerëzve që ka qejf me ekperimentu n’kuzhinë, por edhe me provu receta t’vendeve t’ndryshme – ke hy n’artikullin e duhur. Për ma tepër, disa fakte interesante dëshmojnë që ndër kuizinat ma t’shnetshme dhe t’shijshme asht ajo meksikane. Andaj edhe ne ta kemi përgatitë artikullin me e recetën meksikane t’fajitave vegjetariane t’cilën DUHESH me e provu..
E mbushun plot shije prej kërpudhave, perimeve, por edhe erëzave, peta e tortillës me pak salcë kosi e pak sos pikant asht krejt çka t’duhet për mos me u mendu dy herë e me i përvëjelë mangët për me e përgatitë këtë specialitet. Edhe s’ka kushedi çfarë filozofie, veç ama ka pak marifet. E këtë ma s’miri e sheh ma poshtë vet.
PËRBËRËSIT:
400 gr kërpudha portobello (t’prera n’fije)
1 spec paprika i kuq (i prerë n’fije)
1 spec paprika i verdhë (i prerë n’fije)
1 qepë e madhe (e prerë n’fije)
8 lugë gjelle vaj ullini
8 petë për tortilla / fajita
1 lugë t’mesme biber i kuq
1 lugë e mesme vegetë
1 lugë çaji hudhër pluhun
1 lugë çaji këri (Curry powder)
1 lugë çaji qepë pluhur
Limon ose limetë (opsionale)
HAPI 1:
Shto perimet dhe kërpudhat n’tepsi. SIgurohu me i shtre mirë.
HAPI 2:
N’nji enë përziji erëzat e shtoja mishit dhe perimeve. Shto sipër kërpudhave dhe perimeve edhe pak vaj ulliri e përziji t’gjithat mirë. Vendose tepsinë n’furrë për 15-20 minuta n’200 C.
REZULTATI:
Nxeji petët e tortillave apo fajitave n’furrë ose n’mikrovalë për 2 minuta. Përziji përbërësit mirë. Shtoja secilës petë mixin me kërpudha dhe perime. Shto pak lang t’freskët limeteje ose limoni, pak salcë kosi dhe sos pikant po deshe. Poashtu, ne ta rekomandojmë me i shtu pak edhe magdanoz t’freskët për ekstra shije.
Copëzat e avokados poashtu janë diçka që po pate mundësi veç çka e ban edhe ma autentike pjatën. Ngjashëm, sikurse fajitat vegjetariane (me kërpudha dhe perime) ti mundesh me i përgatitë edhe fajita-t me mish pule, apo edhe fajitat me mish viçi dhe perime e me u kënaqë krejt. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria