Kuzhina meksikane asht nji ndër kuizinat ma t’famshme e ma t’preferume t’njerëzve t’kulturave t’ndryshme n’mbarë botën. Ajo njihet për delikatesat n’petë, me shumë djegësti, përbërës t’freskët e kombinime interesante, por edhe për variacionet e ndryshme t’cilat i ofron. E jo kot, tacos, tortillas, enchiladas, tamales e specialitete t’ngjashme kanë zanë vend n’menytë e mijëra restoranteve anë e mbanë.
Edhepse kuzhina meksikane ka shumëçka me ofru, për shumëkand fajitat mbesin nji prej ushqimeve ma t’famshme e t’preferume meksikane, pikërisht për shkak t’kombinimeve t’shumta t’cilat munden me u ba. E ne i kemi zgjedhë 3 kombinimet / recetat ma t’shijshme t’fajitave, ku çdokush mundet me gjetë vehtën t’paktën n’njanen prej tyre, madje edhe ata që janë vegjetarian.
1. FAJITA PULE

Fajitas me pulë janë receta që t’ofron plot shije; prej specave dhe mishit t’pulës, por edhe erëzave, peta e tortillës me pak salcë kosi e pak salsa pikante meksikane asht krejt çka t’duhet për mos me u mendu dy herë e me i përvëjelë mangët për me e përgatitë këtë specialitet. Edhe s’ka kushedi çfarë filozofie, veç ama ka pak marifet që mrrihet n’4 hapa t’thjeshtë.
2. FAJITA ME KËRPUDHA DHE PERIME

Fajitas me kërpudha dhe perime asht versioni vegjetarian i fajitave e që asht i përshtatshëm për çdo vegjetarian e vegan. Shija e kërpudhave e zavendëson shijen e mishit bukur shumë dhe n’kombinim me perimet e tjera e kompleton këtë pjatë meksikane, thjeshtë duke i ndjekë 3 hapa super t’thjeshtë.
3. FAJITA ME MISH VIÇI DHE PERIME

Njilloj sikurse edhe dy versionet e lartpërmenduna, edhe fajitat me mish t’viçit dhe perime, salcë kosi dhe sallatë avokadoje me domate asht nji kombinim që s’duhet me u humbë. E çka asht ma e mira – këto fajita mundesh me i përgatitë n’2 hapa t’thjeshtë dhe n’1 tepsi t’vetme.
T’gjitha këto receta ti mundesh lehtësisht me i përgatitë qoftë për drekë apo edhe darkë e me i shiju n;kushte shtëpije njilloj qysh i kishe shiju me ndonji restoran meksikan, pa pasë nevojë me ba harxhime t’mëdhaja. Gjithashtu, n’rehatinë e shtëpisë ti mundesh me lexu se cilat janë 6 faktet ma interesante mbi kuizinën meksikane – veç pse mundesh. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria