Turneu ‘Final Lap’ do të nisë në Utah më 21 Korrik, pritet të performojë disa nga hitet më të dëgjuara
50 Cent do të nisë një turne nëpër botë për të festuar 20-vjetorin e albumit të tij debutues “Get Rich or Die Tryin”. Ndalesa e parë e turneut Final Lap do të nisë në Utah më 21 Korrik ndërsa në Evropë do të fillojë më 28 Shtator në Amsterdam, Holandë.

Koncertet e radhës për Australinë, Zelandën e Re dhe Azinë do të shpallen në një moment të dytë.
Sipas një njoftimi për shtyp, në ‘Final Lap Tour’, ikona e rap-it do të performojë dhjetëra hite të preferuara nga fansat, si dhe këngë që nuk janë interpretuar live për dekada.
Në të gjitha koncertet 50 Cent do të shoqërohet nga miku i tij i vjetër, Busta Rhymes. Biletat e koncerteve do të dalin në shitje duke filluar nga 12 Maji. /Katror.info