Disa njerëz i bashkon meraku për pije dhe me shumë t’drejtë, sepse, pija n’shumë raste na lidhë me kohë t’mira, qejf, muzikë e me njerëzit ma t’dashtun e t’afërt t’tanë. E neve po na duket që edhe ty e neve ky artikull na bashkoi pikërisht për t’njejëtën arsye.
Nëse je prej atyre që ka qejf nga nji herë me e çu nji gotë verë, birrë a tequila me shoqni, apo edhe me pi gjatë nji tryeze t’shtrume mirë me familjarë apo ma t’dashtunit e tu, atëherë sigurisht që edhe ky artikull ka me t’shërby me kuptu ma shumë rreth merakut tand për pijet alkoolike.
Nuk ke nevojë me qenë ekspert i gjithçkaje, por mirë asht me ditë prej t’tanave ngapak. E e njejëta rregull vlenë edhe për ty që ke qejf me pi. Andaj, ne t’i kemi renditë 8 fakte interesante e bazike mbi pijet alkoolike, t’cilat asht mirë me i ditë.
1. Trurit i nevojiten veç 6 minuta që me nisë me reagu ndaj alkoolit.

2. 48% e njerëzve n’mbarë botën, mbi 15 vjeç, pohojnë se nuk kanë pi kurrë alkool.

3. Nji rus mesatar konsumon 18 litra alkool n’vit e padyshim që vodka asht pija alkoolike ma e konsumume e rusëve – këtë e dëshmojnë edhe 5 faktet ma interesante për vodkën.

4. 67.5% – asht përqindja ma e naltë e alkoolit e cila mundet me u gjetë n’nji birrë.

5. Sipas fakteve interesante për verërat, del se vera e kuqe ka përmbajtje ma t’naltë alkooli sesa vera e bardhë.

6. Spërkatja e rrobave me vodka mundet me i eliminu aromat e pakandshme e poashtu mundet me u shfrytëzu si dezinfektues, nëse përdoret me masë, natyrisht.

7. Frika prej nji gote bosh e ka nji emërtim shkencor – Cenosilicaphobia.

8. Mbas ujit dhe çajit, birra asht pija e tretë ma e konsumume n’botë, thonë 7 faktet interesante për birrën.

8. Tradita e pirjes t’tequila-s me kripë e limon ka qenë e rastësishme; mjekët dikur besonin se tequila lufton gripin spanjoll dhe n’receta mjeksore udhëzonin pacientat me e shoqnu nji teke tequila me pak kripë dhe limon për efekte ma t’mira.

Meqë jemi tek pijet alkoolike dhe gjanat e mira, mos e le pa e provu nji Amaretto Sour te Miqt Pub, apo përgatite vet me recetën autentike, njilloj sikurse mundesh me e përgatitë n’kushte shtëpije edhe nji Vodka Pineapple për qejfi. Veç para se me nisë me pi, po t’sygjerojmë me i lexu edhe 7 këshilla që çdo merakli i pijes t’i kish dhanë, e që janë fort me vend. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria