Sot, duke filluar nga ora 20:00, festivali i muzikës klasike Chopin Piano Fest Prishtina, në kuadër të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës prezanton koncertin festiv, me performanca dhe program të pasur muzikor me 16 artistë.
“Dashuria për artin na bën bashkë në shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë me 16 artistë të njohur të skenës tonë muzikore. Asociacioni Kosovar Chopin me krenari prezanton një mozaik të rrallë artistik në koncertin festiv që do të mbahet më 6 Mars në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare, ” thuhet në njoftimin e Asociacionit në Facebook.
Artistët pjesëmarrës në këtë koncert janë: Alberta Troni, Jeta Çitaku, Erëmira Çitaku, Sihana Badivuku, Zana Badivuku Basha, Denik Prizreni, Kaltrina Miftari, Safet Berisha, Lekë Salihu, Marin Gjollma, Enkelejda Zajmi Gorani, Marina Nikolovska, Astrit Mustafa, Orges Malaj, Ilir Kodhima dhe Andi Duraku./Katror.info