Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zbuluar për herë të parë një iniciativë të re të quajtur “Karta e Artë”, një program i cili ka për qëllim ofrimin e mundësisë për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky program gjithashtu mundëson mundësinë për të marrë shtetësinë amerikane për ata që investojnë pesë milionë dollarë, përcjell Telegrafi.
Sipas deklaratës së Trump, “Karta e Artë” do të ofrojë një mundësi të re për individët dhe familjet që dëshirojnë të bëhen pjesë e shoqërisë amerikane dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron një vend si SHBA.
Donald Trump has unveiled the "Golden Card" for the first time — a program that grants permanent residency in the U.S. and the opportunity to obtain citizenship for five million dollars.
According to Trump, the official launch of the card will take place in less than two weeks. pic.twitter.com/rT5EVq01uB
— NEXTA (@nexta_tv) April 4, 2025
Programi ka për qëllim të tërheqë investitorë të pasur, duke ofruar një rrugë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë për ata që kanë mundësinë të kontribuojnë me një shumë të konsiderueshme financiare.
Sipas Trump, dalja zyrtare e këtij programi dhe mundësia për aplikim do të bëhet brenda një periudhe më pak se dy javësh, duke krijuar mundësi për shumë të interesuar që të përfitojnë nga ky program i ri.
Ndryshe, programi EB-5, të cilin administrata tha se do ta zëvendësonte, u krijua nga Kongresi në vitin 1990.
Ky program lejon emigrantët e mundshëm që investojnë 1,050,000 dollarë ose 800,000 dollarë në zonat e synuara të punësimit – që do të thotë zona rurale ose zona që përjetojnë papunësi të lartë – të aplikojnë për një ‘Green Card’.
Viza EB-5 ka një kufi vjetor prej rreth 10 mijë vizash në vit, ose rreth 7.1 për qind e 140 mijë vizave të bazuara në punësim të disponueshme çdo vit fiskal, sipas Departamentit të Shtetit.
Lutnick ka qenë një kritik i zëshëm i programit. Të martën, ai e quajti atë “plot marrëzi dhe mashtrime” dhe e quajti atë si një “mënyrë për të marrë një green card me çmim të ulët”. /Katror.info