Gara për titull në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll hyn në fazën më të nxehtë.
Të enjten zhvillohen dy sfidat çerekfinale që do të përcaktojnë skuadrat gjysmëfinaliste.
Sigal Prishtina do të sfidojë Vëllaznimin, ndërsa Golden Eagle Ylli përballet me Pejën, në dy përballje që pritet të jenë tejet konkurruese.
Nga ana tjetër, Bashkimi dhe Trepça e kanë siguruar kalimin direkt në gjysmëfinale si dy skuadrat më të mira në renditje pas fazës së rregullt.
Fituesi i duelit ndërmjet Yllit dhe Pejës do të ndeshet me Bashkimin, ndërsa skuadra që triumfon nga përballja Prishtina-Vëllaznimi do të përballet me kampionin në fuqi, Trepçën./Katror.info