katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    8 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    11 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    11 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    8 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    11 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    11 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    1 day ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    1 day ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    5 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    11 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

Last updated: 15/04/2025 10:13 AM
50 Shikime
Shpërndaje
Foto: N-VA

Evropa duhet të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe ushtarake. Por si duhet të financohen këto shpenzime? Sugjerimet janë të ndryshme.

SHBA mban deri tani pjesën më të madhe të kostos së financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende.

Dhe siguria evropiane varet nga ushtarët amerikanë dhe armët e tyre në masë të madhe – domethënë nga aftësitë speciale ushtarake që evropianët nuk i kanë ende në dispozicion.

Mundesh me e lexu edhe…

Për shembull, në transportin ajror të tankeve apo trupave, por edhe të zbulimit dhe vëzhgimit satelitor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Që evropianët të jenë në gjendje të mbrohen kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane, do të nevojiten 250 miliardë euro shtesë çdo vit (përveç shpenzimeve ekzistuese të mbrojtjes dhe armatimeve), sipas Institutit Bruegel me qendër në Bruksel dhe Institutit Kiel për Ekonominë Botërore.

Konkretisht bëhet fjalë për 50 brigada me gjithsej 300 mijë ushtarë dhe 3.400 tanke të reja.

Për krahasim: dërgimi i një brigade të re të vetme në Lituani (me rreth 5.000 ushtarë) e solli Bundeswehrin gjerman në kufirin e kapaciteteve ekzistuese.

Evropa me dy shpejtësi?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të propozojë këtë javë një “zbutje” të rregullave strikte në lidhje me masën maksimale të borxhit kombëtar, që është përcaktuar me Traktati i Mastrihtit.

Konkretisht, kjo do të thotë që qeveritë e vendeve anëtare mund të investojnë miliarda euro shtesë në tanke, avionë luftarakë ose municione, pa llogaritur këto investime në deficitin e lejuar të parashikuar nga Traktati i Mastrihtit.

Kancelari Olaf Scholz e mbështet këtë propozim, i cili është në përputhje me qëndrimin e shpallur gjerman se mbrojtja duhet të mbetet në juridiksionin e autoriteteve kombëtare, pra që shpenzimet për armatim të financohen nga buxhetet e shteteve anëtare.

Për të përshpejtuar bashkëpunimin e sigurisë në Evropë, Qendra e Politikave Evropiane (EPC) me qendër në Bruksel sugjeron që 27 vendet e BE-së nuk duhet të përpiqen shumë për të arritur në vendime unanime, por në vend të kësaj që ato vende që duan ta bëjnë këtë duhet të ecin përpara më shpejt.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në këtë “koalicion të vullnetarëve”, siç thuhet, duhet të përfshihen edhe vendet që aktualisht nuk janë anëtare të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia.

Këto vende do të paguanin para në një fond të përbashkët (Fondi Evropian i Financimit të Sigurisë), dhe me fondet e përbashkëta, siç u tha më tej, mund të arrihet “efekti i levës financiare”.

Duke bashkuar forcat, ne mund të marrim hua shumë më tepër sesa do të ishte e mundur me shumën e kapaciteteve tona individuale.

Borxhet e përbashkëta: po apo jo?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Franca, Spanja dhe Greqia duan që armatimet evropiane të paguhen me hua të përbashkëta evropiane, të cilat do të ndihmonin në shmangien e një barrë shtesë mbi buxhetet e tyre kombëtare tashmë të mbingarkuara.

Para së gjithash, është presidenti francez Emmanuel Macron ai që propozon krijimin e një fondi evropian të mbrojtjes ushtarake, i modeluar sipas fondit të BE-së për tejkalimin e pasojave të menaxhimit të krizave gjatë pandemisë së koronavirusit.

Por ministri gjerman i Financave nuk është dakord. Edhe disa vende të tjera që praktikojnë disiplinë të rreptë buxhetore kanë rezerva të ngjashme.

Këto vende preferojnë një koncept ku shpenzimet e mbrojtjes do të mbeten përgjegjësi e qeverive kombëtare në të ardhmen.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithatë do të ishte krejtësisht e paqartë se si vende si Spanja apo Italia, të cilat shpenzojnë më pak se 1.5 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtje, mund t’i afrohen objektivit të shpallur të NATO-s prej 2% të PBB-së në të ardhmen, veçanërisht kur e shikojmë në kontekstin e borxhit të tyre (shumë) të lartë shtetëror.

Armët e përbashkëta?

Deri më tani, blerja e përbashkët e armëve ka qenë një përjashtim brenda BE-së.

Pasojë e kësaj praktike është fakti se pesë herë më shumë sisteme të ndryshme të armëve përdoren në Evropë sesa në SHBA.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga pikëpamja ekonomike, do të ishte shumë më mirë të shpallej një tender për zhvillimin e armëve të reja, dhe këtë punë t’ia jepte koncernit që prodhon pajisje ushtarake dhe jep ofertën më të mirë.

Nëse të gjitha ushtritë, për shembull, do të blinin një model tankesh të rënë dakord paraprakisht, atëherë prodhimi i një numri më të madh tankesh do të ishte përfundimisht më i lirë (për copë).

Ajo që duket të jetë një ide e mirë ekonomikisht, shpesh dështon për shkak të egoizmit kombëtar.

Deri më tani,Ministria e Mbrojtjeska preferuar blerjen e sistemeve të prodhuara nga fabrikat vendase të armëve. Zbatimi i projekteve të përbashkëta do të vonohej për shkak të procesit të ndërlikuar të harmonizimit të pozicioneve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas ekspertëve ushtarakë, prokurimi i përbashkët është, pavarësisht gjithë kësaj, diçka që ka potencialin më të madh për pajisjen më të mirë të ushtrisë me kosto të përballueshme.

Kredi të favorshme?

Anëtarë të shumtë të BE-së janë të bashkuar në vlerësimin e tyre se Banka Evropiane e Investimeve (EIB) duhet të miratojë kredi të favorshme për blerjen e armëve dhe municioneve.

Deri më tani, kjo nuk ka qenë në përputhje me statutet e BEI-së.

Prodhimi i armëve mbështetet nga linja krediti vetëm në raste të jashtëzakonshme – në parim vetëm kur armët mund të përdoren edhe për qëllime civile, për shembull për satelitë ose drone.

“Zbutja” e këtyre rregullave mund të lejojë kompanitë e mesme në sektorin e armëve dhe të mbrojtjes në veçanti të “furnizohen” me kredi të favorshme. /DW/Katror.info.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Google bën revolucion teknik me kompjuterin kuantik
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Dora” e Lorika Govorit – një model i modës së qëndrueshme në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
TAGGED:BeEvropalajmembrojtjaNATOshtetet kyqetop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ende nuk dihet kandidati për kryeparlamentar, pikëpyetje nëse do të propozohet Glauk Konjufca
Artikulli i ardhshëm Trump ia ngrin dy miliardë dollarë Universitetit të Harvardit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë

9 Shikime
Lajme

Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat

10 Shikime
Lajme

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?