Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
IHK ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. /Katror.info