Sot, mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 23-26 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 metër për sekondë./Katror.info