Një maji osht gjithmonë një farë fillimi i ringjalljes së natyres, skenës kulturore, aktiviteteve pranverore/verore.
Poooor, këtë javë e shënojmë edhe njëvjetorin e Monday Marks!!! MM të parë e kemi shkru tu pi kafe e tu hangër vo shakshuka në Cafe Mogador në mahallën East Village në Nju Jork, e tu mendu qysh me mbulu skenën e artit e kulturës në Kosovë pak ma fun e pak ma sistematikisht.
Për 1 vjet i kemi mbulu mbi 600 ngjarje nga arti vizuel, filmi, teatri, muzika, moda, botimet. Edhe qe… mas një viti me plot laramani eventesh, po ju sjellim edhe një top listë me plot top rekomandime e mini-reviews: prej koncerteve jazz në Mitrovicë dhe heavy rock në Termokiss, deri te ekspozita arti të Valdrin Thaqit në Galeri Kombëtare, Genc Rodiqit në Europe House dhe një ekspozite të trashëgimisë në Sahat kullë të Prizrenit.
Me shënu Ditën e Punëtorëve e keni edhe shfaqjen publike të filmit ndërkombëtarisht të shpërblym “Krahu i punëtorëve” në sheshin Zahir Pajaziti, shfaqjen teatrale “Ëndërroj” në ODA. Po ju rekomandojmë me vizitu hapsinën e re të SerpentClaws për pak art dhe zbukurim thonjësh, me hangër e me pi në Tuttovino me menaxhment të ri. Mundeni me leu zinën Potpuri e nëse doni me dal (menç) shkoni në Ulqin ose Tiranë për festivale pranverore…
Numër rekord rekomandimesh për këtë javë! Shihemi nëjkah.
Me dëgju: Mitrovica International Jazz Days / Mitrovicë & Prishtinë

Prilli osht muaji zyrtar i Dashnisë për Jazz, që nderon xhazin si një gjuhë universale të kreativitetit, unitetit dhe lirisë! E organizatorët e Mitrovica International Jazz Days janë kryesorët në Kosovë që sjellin xhaz t’mirë!
Këtë vit, Mitrovica International Jazz Days sjell performanca të paharrushme, tu fillu me Elina Duni & Rob Luft, të cilët si zakonisht mahnitin publikun me përzimjen e tyne të folkut dhe xhazit. Festimet vazhdojnë me legjendaren Aziza Mustafa Zadeh, e njohun për ndërthumjen magjepsëse të xhazit dhe Mughamit, si dhe me Nils Kugelmann Trio, një grup i përzgjedhun zyrtarisht nga juria e jazzahead!
Si pjesë e përkushtimit të festivalit ndaj qëndrushmënisë, Mitrovica International Jazz Days i bashkohet Green Touring Network, një nismë e jazzahead! E Nils Kugelmann Trio ka ne performu në Mitrovicë më 1 maj 2025, tu theksu mobilitetin artistik me vetëdije mjedisore dhe bashkëpunimin global të xhazit. Kqyreni krejt programin këtu!
Me pa: Ekspozita personale “Shtëpia mbi kodër” nga Valdrin Thaqi / Galeria Kombëtare, Prishtinë

Galeria e Ministrisë së Kulturës osht renovu, osht rikonceptu dhe osht riemnu si “Galeria Kombëtare e Kosovës – Qafa”, pra si një hapësinë alternative e Galerisë Kombëtare. E pak artistë ka në Kosovë të denjë si Valdrin Thaqi, me hap diçka të re, kreative, alternative, të thellë në domethanje dhe vizualitet. Ekspozita e Valdrinit osht me 30 prill, në ora 19:00 pra në Galerinë Kombëtare të Kosovës – Qafa. Realisht menxi s’po presim me pa këtë ekspozitë të kurume nga Erka Shalari e cila thotë: “Në ekspozitën e tij, Valdrin Thaqi nuk ndërton një narrativë, por zbërthen një dimension të mbushun me reflektime të thella mbi ekzistencën, identitetin dhe nocionin e asaj që njohim si shtëpi. Të krijume gjatë dy viteve të fundit, veprat e paraqitura artikulojnë një gjuhë mes pikturës dhe skulpturës. Ato përfshihen në një dialog të heshtun, tu ndërtu terrene të ndërlikume për vizitorët që orientohen mes tyre.”
Me dëgju & me kcy: Koncert 1000Mods / Termokiss

1 majit i shkon punki dhe heavy metali. Edhe Termokissi osht vend i duhun me ngu muzikë në ditën e klasës puntore. Për ditën kur ndërkombtrarisht shënohet protesta e njohun e punëtorëve në Çikago me 1886, në Prishtinë po vijnë bendi i njohun grek 1000mods, bashkë me bendet kosovare Pinkmetal dhe Telikput. Pak për 1000mods: “1000mods u formua në vitin 2006 dhe krijoi një tingull unik psych/stoner, kur i ka publiku dy EP-të e para. Në vitin 2011, ata lansun albumin debutus Super Van Vacation dhe lujtën në festivale të njohura si DesertFest dhe Up In Smoke. Ata vazhdun masnej me albumet Vultures (2014), Repeated Exposure To… (2016), Youth of Dissent (2020), dhe Cheat Death (2024). Tash janë aktivë në turne ndërkombëtare që nga viti 2022”. Përndryshe, hymja në Termokiss dhe pjesëmarrja në aktivitete osht gjithmonë e hapun. Ama për shkak të solidaritetit me shpenzime të papërballueshme, nime ju sugjerojmë me dhuru së paku 10 eki në hymje për biletë (dhe kënaqësinë e muzikës) – sipas mundësiv!
Me këqyr: Shfaqja e filmit “Workers Wings” nga Ilir Hasanaj / Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë

Për nder të Ditës së Punëtorëve qe edhe një super rekomandim! Fondacioni Friedrich Ebert ju fton me 19 prill në sheshin “Zahir Pajaziti”, në shfaqjen e super filmit “Workers’ Wings” nga regjisori Ilir Hasanaj. Filmi është një rrëfim poetik dhe reflektus që e vnon në qendër jetën e punëtorëve të lëndum në vendin e punës, dhe heshtjen që i rrethon ata. Filmi ka marrë vlerësime të shumta nga festivale ndërkombëtare si IFFR, Dokufest dhe Guanajuato, për mënyrën se qysh e trajton me kujdes dhe thellësi realitetin e punëtorëve në Kosovë, tu e vnu në pah sfidat e tyre në një sistem që shpesh i lë në hije. Filmi pasohet nga një panel diskutimi me hulumtuesen e filmit Dafina Halilaj, Gersi Gashin nga Qendra per Politika dhe Avokim, si dhe Fatmir Sopa, pjesëmarrës në film, që do të sjellin një perspektivë të drejtpërdrejtë mbi realitetin e punëtorëve në vend.
Me pa: Ekspozita “Ata ishin dje, sot ne” / Sahat Kulla, Prizren

Po ju rekomandojmë edhe një ekspozite n’Prizren prej dates që osht qelë deri me 30 Prill, e kurume prej një vajze te Prizrenit që quhet Idila Shporta.
Qe çka thotë Idila për ekspozitën në Sahat kullë: “Ështe ky një udhëtim permes kujtesës, humbjes dhe trashëgimisë. Frymëzimi për këtë ekspozitë lindi pas një vizite në varrezat e qytetit tim, Prizrenit. Aty ku heshtja et më shumë se fjalët, ku gjurmët e atyre që ishin para nesh ndihen ende, por kujtohen gjithnjë e më pak. Kuptova se humbja më e madhe nuk është vdekja, por harresa. Si prizrenase, kuptova se trashëgimia me e çmuar që kemi nuk janë vetëm ndërtesat apo rrugët me kalldrëm por njerëzit, ata që ndërtuan kujtimet tona. Rrënjët e këtij projekti i gjeta në familjen time, dhe në mijëra histori të ngjashme në çdo cep të qytetit. Përmes fotografive, ilustrimeve dhe fragmenteve nga hapësirat që dikur ishin pjesë e jetës sonë por që sot nuk ekzistojnë më. Kjo ekspozitë përpiqet të rikthejë në kujtesë një qytet që po zbehet, një kohë që po humbet, dhe njerëz që nuk duhet të harrohen. Sepse çdo shtëpi në këtë qytet te vjetër mban një histori, dhe çdo histori fillon me ata që ishin dje, për të na kujtuar kush jemi sot.” Bukur a po?
Me pa: Ekspozita personale “Rimendimi i totemëve” nga Genc Rodiqi / Europe House, Prishtinë

Me 29 prill në Europe House e keni hapjen e një ekspozitë tjetër. Titullohet “Rimendimi i totemëve”, artist osht Genc Rodiqi, artist autodidakt kosovar dhe themelus i Galerisë së artit Dada në Prishtinë. Krijume gjatë kulmit të pandemisë, ky koleksion uosht vizatu dhe pikturu mbi pako cigaresh të rrafshume, ku “çdo vepër kap një moment emocionesh, kujtimesh dhe reflektimi.” Përmes ngjyrave të gjalla, formave abstrakte dhe simbolizmit të shtresuar, Genci na fton me rimendu se qysh arti mund me lindë nga vështirësitë, tu i kthy objektet e përditshme në “shprehje vizuale të dashnisë, humbjes dhe transformimit.”
Me pa: Shfaqja teatrale “Dream on!” / Teatri Oda, Prishtinë

Qendra Artpolis janë puntorë të mdhaj, dhe për javën e puntorëve, ju sjellin dy shfaqje për një javë. Më 28 prill nga ora 20:00 në Teatrin Oda do të prezantohet shfaqja “Andrroj” me regji të Danilo Jovanović. Çka flitet aty? “Dy trupa në skenë janë të ngujume në një rreth vicioz toksiciteti. Nuk aktrojnë – por sjellin shpirtin e tyne të pastër para publikut. Lëvizja dhe loja shkrihen me zanin dhe absurditetin, tu i thy modelet e njohura. Ky osht një spektakël pa spektakël.” E shfaqja tjetër “Shpirti”, e bazume në veprën e njohur të Dr. Brian Weiss, me regji të Agim Selimit, sjell në skenë një rrëfim prekës mbi jetët e maparshme, rimishnimin dhe fuqinë e dashnisë në përballjen me dhimbjen emocionale dhe çrregullimet mendore. Shfaqja inskenohet nga aktorët Albionë Sahiti dhe Drin Berisha dhe premiera mbahet në Barabar, me 30 Prill në ora 20:00.
Mu zbukuru & me pa & me mingle: SerpentClaws Concept Space / Prishtinë

Serpent Claws osht shndërru në një super hapsinë konceptuale në qendër të Prishtinës, tu kombinu shërbimet e tyne të njohuna estetike të thonjve, me modë vintage të kurume, art lokal (super punime nga Tadi) dhe kafe të ngrohtë. Hapja ka qenë më 22.03.2025, kemi kcy, kemi folë, jemi inspiru, jemi knaqë, por tash shkoni edhe ju në një hapsinë të krijume me nxitë kreativitetin dhe komunitetin. Detajet i keni te faqja e tyne!
Me hangër & me pi: Tuttovino / Prishtinë

Tutto Vino osht qelë koxha moti, qaty kah rruga e Dubrovnikut mrapa Bibliotekës Kombëtare, ama tash ky vend i vetëm i dedikun vetëm venave, ka menaxhment të ri Andrrën dhe Zogai! Plot risi po paralajmërohet, qysh po thotë edhe çifti i lumtun ndërmarrës: “Prej vitesh kena andrrua me kriju një kuzhinë të vogël dhe të ngrohtë — tu shërby peshk të konservum, tapas të thjeshta ama të rrethum nga një sasi qesharakisht e madhe e shisheve me venë.” Çifti kreativ i Prishtinës gjithmojnë bojn sende/evente/projekte t’mira, e tash po sjellin edhe diçka shijshëm.
Me lexu: Gazeta Potpuri / nga Platforma Potpuri Zvicër & Kosovë

Potpuri osht një platformë e pavarun botuse dhe një iniciativë bashkëpunuese e përqendrume në metoda eksperimentale të hulumtimit dhe prodhimit. Sipas përshkrimit të tyne, ata kanë qef me “nxit praktikat kolektive përmes krijimit të gazetave fizike midis Kosovës dhe Zvicrës, tu trajtu tema si ringjallja e shtypit të printum në Kosovë, mungesa e hapësinave institucionale reflektuse për diasporën shqiptare në Zvicër, përvojat migratore dhe fuqizimi i zanave të pazëshëm në kontekste komerciale.” Ky proces kulmoi me realizimin e Gazeta Potpuri 01 dhe masnej Gazeta Potpuri 02, përmes një procesi kolektiv që përfshiu mbi 40 kontribus — për me dëshmu fuqinë e medias së printume në Kosovë. Potpuri rikthehet tash me edicionin e saj të tretë, i cili do të lançohet të mërkurën me 30 prill në Prishtinë.Subscribe
Me kcy: Bamboo May Fest / Ulqin

Bamboo osht vendi legjendar i Prishtinës që me 1 maj traditionalist shpërngulen në Ulqin, te hoteli Otranto ku organizojnë festival, qysh thotë Ari i Bamboos “Festival të Kënaqësisë”. Kqyre lidhini ditët e punës dhe që shkoni në Ulqin, mos e leni pa shku në pllazhë ku ka plot DJ’a muzike, kcim, hapareshje, buzëqeshje, e që s’osht uji i ftoftë, edhe not!
Me kcy: Lockdown in Paradise Festival / Parku Kombëtar i Dajtit, Tiranë

E mos ta harrojmë edhe Shqipninë! Në zemër të maleve të Tiranës, aty ku pamjet magike shtrihen pa fund në horizont, Dajti Paradise po shndërrohet në një oazë muzikore me ritmet të muzikës elektronike. Ky festival premton me bashku pasionin për muzikën me dashninë për natyrën. Eventi zhvillohet në një ambient malor, mes pyjeve të gjelbërta dhe pamjeve panoramike që të lajnë pa frymë. Mbi 16 artistë dhe DJ nga skena vendore dhe ndërkombëtare ngjiten në skenë për me kriju një atmosferë elektrizuese. Përveç muzikës, Dajti Paradise ofron një eksperiencë të plotë turizmi malor. Vizitorët mujn me eksploru shtigje natyrore, mu ngjitë me teleferik dhe hangër ushqime tradicionale shqiptare. Mire po doket…
Marrë nga Suzanne Podcast.
Përgatiti:
