Kosova e Suedia përballen në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e dytë të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës në futboll më 2026. Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë.
Stadiumi “Fadil Vokrri” është përplot me shikues. Një pjesë e tyre janë mbështetës të Suedisë. Kosova ndeshjen e parë e humbi 4:0 nga Zvicra, ndërsa Suedia barazoi me Slloveninë.