Kosova shënoi fitore me epërsi prej 2:0 në ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Dardanët rikthehen të fortë duke triumfuar bindshëm me lojë dhe rezultat, 2-0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”. Tani Kosova ngjitet e dyta në grup me 3 pikë, pas Zvicrës që kryeson me pikë të plota, 6 pikë pas 2 ndeshjeve kualifikuese.
Është kjo njëra prej fitoreve më të rëndësishme të Kosovës deri më tani.
Mesfushori Elvis Rexhbeçaj shënoi për 1:0 në minutën e 26-të. Rexhbeçaj realizoi pas një kundërsulmi, në tentim të dytë.
Ndërkohë Vedat Muriqi, lideri i pakontestueshëm i përfaqësueses, shënoi golin për 2:0 në minutën e 42-të. Albion Rrahmani bëri punë të madhe dhe pasoi për Muriqin që shënoi gol të bukur.
****
Kosova ka dyfishuar epërsinë ndaj Suedisë në 2-0.
Dardanët dhe suedezët po përballen në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi Vedat Muriqi pas një kundërsulmi perfekt me Albion Rrahmanin dyfishon avantazhin e kombëtares sonë në 2-0.
Rexhbeçaj ndez ‘Fadil Vokrrin’, Kosova në epërsi
(E përditësuar, 21:17) Kosova ka kaluar në epërsi në duel me Suedinë.
Kosova e Suedia përballen në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e dytë të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës në futboll më 2026. Kosova ndeshjen e parë e humbi 4:0 nga Zvicra, ndërsa Suedia barazoi me Slloveninë./Katror.info