katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    16 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    17 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    18 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina mirëpret edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit
    45 minutes ago
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    18 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    18 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    19 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    21 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çka na sugjeron Suzanne Podcast me eksploru këtë javë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Çka na sugjeron Suzanne Podcast me eksploru këtë javë?

Last updated: 14/10/2024 10:41 AM
142 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast

Këtë javë po ju sjellim ngjarje kulturore nga Prishtina, kah Gjakova, Shkodra deri n’Tironë. Ka muzikë vokale, filma italianë, video art kontemporan, graffiti si dhe një revistë ballkanike në Londër.

Do t’jemi të sinqertë me juve, sa herë që po afrohet fundjava, jemi pak në stres se a ka mjaft ngjarje për javën pasardhëse, por deri në momentin kur po i botojmë këto rreshta në Monday Marks, po duhet me zgedhë e përzgedhë çka me rekomandu e çka jo.

So, it’s a full house prapë këtë javë, me festivalin e muzikës vokale në Prishtinë, shfaqje të filmave italianë në Kino Armata. Gjakova do të jetë nikoqire e shfaqjes së famshme teatrale “Koprraci” të Molierit, në Tiranë galeria fantastike Harabeli, në bashkpunim me galerinë Stacion të Prishtinë po sjellin edicionin Tirana Video Art.

Mundesh me e lexu edhe…

Poashtu në Shqipëri, ma saktësisht në Shkodër është një ekspozitë e artistes që na pëlqen Arnilda Kyçyku me kuratoren që na pëlqen Edit Pula, ndërsa knej kufinit imagjinar, në Prishtinë ju ftojmë ta vizitoni një kand të ri të kulturës urbane, ku mundeni mu pajis me furnizime për graffiti, por edhe me pa ekspozita dhe me ble printa. Dy produkte interesante mediale për këtë javë? Një revistë dedikuar artit dhe kulturës së Ballkanit, botuar nga një entuziast kosovar i njoftun në Instagram, ndërsa nuk mujm pa e rekomandu edhe serialin “So Long Marianne”, dedikum jetës boeme në ishullin grek Hydra të kangëtarit Leonard Cohen. Bash qaj që e ka sjell kangën “Suzanne” që ka inspiru edhe podkastin tonë!

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

So here we go!

Me dëgju: PRIVOCALFEST, Prishtinë

PriVocalFest po mban edicionin e shtatë si festival dedikuar muzikës vokale, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare. Sipas organizatorëve “PrIVocalFest është ngjarje që sjell së bashku artistë nga këndvështrimet më të ndryshme të muzikës vokale”. Janë pesë netë si dhe Masterklas për Këndim me Maestro Raúl Giménez. Festivali do të hapet më datën 14 Tetor me sesionin “Eternal Echoes” të sopranos së njohur Adelina Paloja e shoqëruar nga pianistja Lirika Pula Kasapolli dhe kuarteti harkor Amati. Nata e dytë – Opera Night; Nata e tretë – Young Generation me artistë të rinj, pjesëmarrës të përzgjedhur nga masterklasi i udhëhequr nga maestro Raúl Giménez. Nata e katërt – There is quhet “Someone on Earth” me mexosopranoja Albane Carrère e shoqëruar nga pianisti Andi Duraku dhe Donjeta Cërmjani, violonçelo. Nata e pestë është koncert i titulluar “12 Months” të cilin e sjell kori Pro Ars udhëhequr nga dirigjenti Sasho Tatarchevski.

Me këqyr: Java e Gjuhës Italiane në Botë, Kino Armata, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ciao! Java e Gjuhës Italiane në Botë është një ngjarje që mbahet që nga viti 2001 dhe me kalimin e kohës është kthy në një nga nismat më të rëndësishme kushtuar festimit të gjuhës italiane në nivel ndërkombëtar. Në Kosovë po shenohet me aktivitete të ndryshme, por ju rekomandojmë filmat italianë në Kino Armatë, “L’amore molesto” (1995), film nga Mario Martone dhe “Pinocchio” (2019) nga Matteo Garrone. Një dialog letrar dhe socio-kulturor i titulluar “Le Donne di Elena Ferrante – Gratë e Elena Ferrante” do të mbahet në Ambasadën Italiane pasditen e 18 tetorit, me fokus protagonistet femra të romaneve të Elena Ferrante të famshme.

Me pa: Shfaqja teatrale “Koprraci”, Gjakovë

Teatri Hadi Shehu ne Gjakovë është pika kryesore e skenës teatrale në qytetin perëndimor të Kosovës dhe atje këtë javë e keni një super komedi, ndër ma të famshmet, që vjen si shfaqje mysafire në teatrin gjakovar. Me regji të aktores dhe profesoreshës Arbnesha Grabovci Nixha me datë 18 tetor (e premte) ora 19:00 teatri hap dyert për “Koprracin”, një komedi klasike të dramaturgut J.P. Moliere, ama me një cast dhe twist të ri.

Me pa: Festivali TIVA, Tiranë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Tirana osht bo burim i pashterrshëm i nismave të reja në arte, sidomos ato vizuele, dhe shpesh Galeria Harabel del nismëtare kryesore. Tirana International Video Art festival është një nismë e tillë e re, me fokus në video art kontemporan dhe artistë mysafirë si Anri Sala, Stefano Romano, Lori Lako, Lek Gjeloshi, Filippo Berta, Anna Ehrenstein, etj.

Me pa: Ekspozita “Tirana n’Shkodër”, Galeria e Arteve Shkodër

Shkodrën na pëlqen me rekomandu se gjithmonë ja vlen për vizitë të shkurtë turistike me përmbatje kulturore. Galeria e Arteve të qytetit të Shkodrës është nikoqire e dy artisteve që sjellin imazhe të Tiranës Doris Graf dhe Arnilda Kyçyku, kuruar nga Edit Pula. Arnilda sidomos sjell piktura me skena super urbane, në stilin realist, por me hije pop-arti.

Me përjetu (e mu furnizu): Box 01, Prishtina Graffiti Shop

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kultura e artit urban moti ka qenë prezente në Kosovë, me nismat e para që origjinojnë që nga periudha e para luftës, me kolektivet e parë që kanë vepru në 2000-at e hershme por këto vitet e fundit Prishtina, Ferizaji, Mitrovica kanë fillu me promovu festivale dhe ngjarje me fokus ne graffiti dhe murale të medha, muzikën e nderlidhun. Por festivalet pa skenë lokale nuk janë të qëndrueshme, e tash osht çel një pikë e re dedikume bash entuziastave lokal të artit të rruges, nga kolektivi Q’art (ata të Meeting of Styles). Box 01 gjendet te Pijetorja në Ulpianë, te kuarti i artistave, dhe osht shitore e sprejave, galeri e vogël ku mundeni me ble punime, majica, etj dhe pikë vend-takimi i entuziastëve tër street style.

Me lexu: Revista “Balkanism”, Londër

Është një faqe instagrami Balkanism që ka me dhjeta mija followera dhe kontent dedikum Ballkanit, që osht koxha intriguese. Faqet për Ballkan nëpër rrjete sociale zakonisht lëngojnë nga dy, tri behane: ose janë jugo-nostalgjike dhe koxha relativiste ndaj pjesës tragjike të Ballkanit, ose jane sllavo-centrike, tu e injoru trashëgiminë shqiptare, greke, por edhe të grupeve ma të vogla si romët, çerkezët, etj. Balkanism s’i ka këto probleme sepse mbahet me konsistencë dhe kualitet (dhe korrektësi maksimale politike të llojit angazhues, përfshi mbulim të temave të randa por të nevojshme mu diskutu) nga një kosovar Arbër Qerka-Gashi, shkrimtar, kurator, studiues, artist vizual dhe producent, i bazum në Londër. Ka grumbullu edhe kontribues vullnetarë, dhe tash e ka botu edhe revistën e printume eponime “Balkanism”, krejt me crowdfunding nëpërmjet platformës Kickstarter. Urime Arbërit dhe ekipit të tij super divers!

Me kqyr: TV seriali “So Long Marianne”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Eeeh, këtu jemi pak në teren tonin. Ndoshta e keni lexu rrëfimin themeltar të podkastit dhe platformës tonë “Suzanne” (këtu e keni). Një pjesë të fajit e ka kangëtari boem kanadez Leonard Cohen e nëse doni me ditë ma shumë per to dhe jetën e tij, ose së paku një pjesë të jetës së famshme në ishullin grek Hydra, ku ka jetu me shkrimtarë, muzikantë e piktorë si Henry Miller, Allen Ginsberg, John Lenon, Eric Clepton, kqyreni serialin e ri që ka dal. Cohen në Hydra ka taku një gru norvegjeze Marianne Ihlen, kanë ble shpi në Hydra (e kemi vizitu këtë verë, osht në rrugën “Kriezi” të ishullit që poashtu ka trashëgimi enorme arvanitase, por ky është rrëfim për tjera herë).

Tash ka dalë një serial i bukur, inspirues, me aktorë tepër t’mirë dhe muzikë natyrisht t’mirë që quhet “So Long, Marianne”. Apsolutisht e rekomandojmë për këto ditë vjeshte, osht ndryshe prej sendeve tjera në TV./Katror.info

Marrë nga Suzanne Podcast.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:eventetKatrori ytKino ArmataMonday MarksprivocalSuzanne Podcasttop3tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm AI u jep zë skeleteve të kafshëve në ekspozitën e Muzeut të Kembrixhit
Artikulli i ardhshëm Posta e Kosovës lanson emisionin e ri të pullave postare “Pyjet dhe Rudinat”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Ju që synoni pozitën dhe ju që doni me mbet’ në opozitë – nuk kemi vend të dytë!!!

68 Shikime
Katrori YT

Gjuhësi, rock & metal e ekspozita – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

28 Shikime
Katrori YT

Jazz, aktivizëm, vallëzim e lexime – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?