katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    16 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    17 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    18 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina mirëpret edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit
    45 minutes ago
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    18 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    18 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    19 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    21 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme të qëndrueshme
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme të qëndrueshme

Last updated: 06/11/2024 10:46 AM
52 Shikime
Shpërndaje
Foto: RTK

HELVETAS Swiss Intercooperation organizoi “Konferencën e Gjeneratës së Gjelbër: Shkathtësitë, Karriera dhe Inovacioni”, duke mbledhur së bashku palët kryesore të interesit nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe Evropa, për të shtyrë përpara përpjekjet bashkëpunuese në përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër, shkruan RTK.

Kjo ngjarje siguroi një platformë dinamike për të eksploruar strategjitë për përafrimin e praktikave të arsimit, inovacionit dhe sektorit privat me objektiva të qëndrueshme, duke theksuar perspektivat e rinisë dhe adresimin e sfidave rajonale për avancimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Matthias Herr, Drejtor Rajonal i Helvetas për Evropën Lindore, theksoi nevojën për veprim përtej dialogut, duke u shprehur se: “Konferenca e sotme nuk është vetëm për të diskutuar por ka të bëjë me veprimin. Fokusi ynë është në përgatitjen e të rinjve me aftësi dhe njohuri për ekonominë e gjelbër – një ekonomi që nuk ka të bëjë me punën e përditshme, por me hapjen e shtigjeve të reja dhe të qëndrueshme. Pra, kur flasim për tranzicionin e gjelbër, ne duam të lëvizim përtej sukseseve të izoluara dhe të eksplorojmë se çfarë vërtetë kërkohet për të nxitur ndryshime transformuese”.

Mundesh me e lexu edhe…

Jean-Philippe Hagmann, ekspert i njohur për inovacionin radikal nga Zvicra, theksoi domosdoshmërinë e përqafimit të ndryshimit në fjalimin e tij kryesor me temën “Si mund t’i japim vetes një shtytje drejt një të ardhmeje më të mirë”. Ai adresoi pyetje kritike rreth rolit të inovacionit radikal në tranzicionin e gjelbër. “Një nga pengesat më të mëdha për një tranzicion të gjelbër është mbërthimi ynë pas përvojave dhe njohurive nga e kaluara. Ne duhet të mësojmë se si t’i harrojmë ato”, theksoi ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ummuhan Bardak, eksperte për zhvillim të kapitalit njerëzor pranë Fondacionit Evropian për Trajnim nënvizoi gjatë fjalimit të saj kryesor rolin kritik të shkathtësive dhe kompetencave të gjelbra gjatë përgatitjes së të rinjve për të ardhmen. “Duhet të kemi parasysh që të rinjtë kanë interesim më të lartë në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, sepse janë këta breza të rinj që do të jetojnë dhe do të përballen me pasojat e tranzicionit binjak në të ardhmen. Ata do të jenë ata që do të duhet të punojnë në punë që nuk ekzistojnë sot, e që do të duhet të ndryshojnë më shpesh punë dhe të kenë nevojë më shpesh për rikualifikim dhe ngritje të aftësive ndërmjet vendeve të punës. Ata gjithashtu mund të kontribuojnë më së shumti në tranzicionin ekologjik për një periudhë më të gjatë kohore”, tha ajo.

Në panelin e parë, ekspertët nga Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutuan mbi rëndësinë e pjesëmarrjes publike dhe angazhimit të të rinjve në shtyrjen përpara të tranzicionit të gjelbër. Paneli shtjelloi strategjitë efektive për transformimin e ndërgjegjësimit në veprim dhe rritjen e kërkesës sociale për praktika të qëndrueshme, duke theksuar fuqinë e informacionit dhe komunikimit për mobilizimin e komuniteteve.

Në panelin e dytë, udhëheqësit e sektorit privat nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Sllovenia dhe Suedia diskutuan lidhur me ndikimin e ndryshimeve të vazhdueshme në tregjet e punës dhe mundësitë e punësimit për të rinjtë, duke theksuar praktikat inovative dhe iniciativat e përgjegjësisë korporative, që kontribuojnë në një të ardhme të qëndrueshme. Nëpërmjet diskutimeve interaktive, panelistët shtjelluan çështjen se si sektori privat mund të luajë rol kryesor në krijimin e vendeve të gjelbra dhe nxitjen e inovacionit sipërmarrës.

Gjatë konferencës, ekspertë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor morën pjesë në tri sesione kryesore, të fokusuara në aspektet kyçe të tranzicionit të gjelbër. Në sesionin e parë, pjesëmarrësit shtjelluan strategji novatore për integrimin e aftësive të gjelbra në kornizat arsimore. Në sesionin e dytë u shqyrtua se si orientimi efektiv në karrierë mund të lehtësojë hyrjen e të rinjve në tregun e gjelbër të punës. Në sesionin e tretë, panelistët diskutuan potencialin e Start-Up(-eve) për të krijuar mundësi punësimi dhe për të nxitur praktika të qëndrueshme. Së bashku, këto sesione theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe inovacionit në përgatitjen e të rinjve për një të ardhme të qëndrueshme./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:Gjenerata e GjelberHelvetas Swiss Intercooperationkonferencalajmete rinjtetop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotove në biseda
Artikulli i ardhshëm 100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik

30 Shikime
Lajme

Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë

21 Shikime
Lajme

Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?