katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Sot dhe nesër nuk qarkullon asnjë tren në Kosovë, për shkak të grevës
    17 minutes ago
    Thirrje për ndërgjegjësim në Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve
    30 minutes ago
    Mali i Zi do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës
    42 minutes ago
    Abdixhiku publikon planin 15 pikësh të Qeverisë së Unitetit Kombëtar
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale
    1 hour ago
    Ambasada e SHBA: 12 qershori 1999, pikë kthese historike për Kosovën
    3 hours ago
    Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës
    3 hours ago
    KFOR shënon “Javën e KFOR-it” në Ferizaj në bashkëpunim me të rinjtë vendorë
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Marigona Qerkezi debuton në Royal Opera House në Londër
    4 hours ago
    Trump thotë se ka arritur marrëveshje tregtare me Kinën
    19 hours ago
    “Kosova në tinguj” në Japoni nga Kuarteti harkor i Filharmonisë së Kosovës dhe sopranoja Adelina Paloja
    21 hours ago
    Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    18 hours ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    3 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    7 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    7 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 hours ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    1 day ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Ballë për ballë”, një perspektivë shqiptare në podiumin ndërkombëtar të fotografisë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Ballë për ballë”, një perspektivë shqiptare në podiumin ndërkombëtar të fotografisë

Last updated: 14/11/2024 7:57 AM
87 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo

Ruzhdi Ibrahimi fiton vendin e tretë në “Geneva Photo Awards” me fotografinë “Ballë për Ballë” në kuadër të kategorisë “Natyra”.

Në një intervistë për albinfo flet fotografi apasionuar pas jetës së egër, i cili i me artin e tij sjellë bukuritë e natyrës në sy të publikut. Me një fokus të veçantë tek shqiponja – si simbol i fuqishëm kombëtar dhe mbretëreshë e qiejve – fotografi ndan me ne frymëzimet, sfidat dhe përvojat e tij në terren. Përmes objektivit të tij, ai ka arritur të ndalë momente të jashtëzakonshme të jetës së egër dhe t’i paraqesë ato për publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Le të zbulojmë më shumë për rrugëtimin e tij artistik, përjetimet e tij në ekspedita, dhe mesazhin që kërkon të përcjellë përmes artit të tij.

Albinfo.ch: Na tregoni më shumë për fotografinë tuaj “Ballë për ballë”

Mundesh me e lexu edhe…

Thirrje për ndërgjegjësim në Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve

R. Ibrahimi: Ishim në një ekspeditë fotografike me disa miq në Spanjë. Falë rrezeve të buta të diellit, ne preferojmë mëngjesin e hershëm apo mbrëmjen për fotografi. Në vesën e mëngjesit, kur rrezet e diellit depërtonin me vështirësi përmes mjegullës që mbulonte tokën, fokusimi i subjektit ishte një sfidë e vazhdueshme. Kur ateroi shqiponja e malit, disa shpendë aty pranë u larguan menjëherë. Dhelpra qëndroi aty dhe filloi betejën me shqiponjën. Në fillim, ishte një përballje pothuajse e barabartë, deri në momentin kur dhelpra u tërhoq; pra, në këtë betejë triumfoi shqiponja e malit. Unë arrita të realizoj një seri fotografish të kësaj ngjarjeje, dhe “Ballë për ballë” është një prej tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albinfo.ch: Si ishte përvoja juaj në konkursin “Fokus Award 15” dhe çfarë rëndësie kishte për ju kjo pjesëmarrje?

R. Ibrahimi: Të pakta janë aktivitetet fotografike në trojet shqipfolëse që kanë synim fotografinë artistike. “Fokus Award 15” është një aktivitet ndërkombëtar kushtuar fotografisë artistike, me pjesëmarrje nga e gjithë bota. Tema e edicionit të 15 ishte “Prek me sy.” Në kuadër të kategorisë “Natyra,” mora pjesë me fotografinë “Ballë për ballë.” Edhe pse fizikisht nuk kam qenë i pranishëm në ekspozitat, miqtë më informuan se fotografia ime ka qenë e mirëpritur.

Albinfo.ch: Fotografia juaj është ekspozuar në një konkurs ndërkombëtar në Gjenevë. Si ndiheni për këtë arritje?

R. Ibrahimi: Fotografia “Ballë për ballë” mori pjesë edhe në edicionin e tetorit të konkursit “Photo Awards Geneva,” duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve për një javë rresht dhe duke fituar çmimin e tretë nga publiku. Kjo arritje është një dëshmi e angazhimit tim dhe një inkurajim për vazhdimin e këtij pasioni.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albinfo.ch: Cilat janë disa nga sfidat më të mëdha që keni hasur si fotograf dhe si i keni tejkaluar ato?

R. Ibrahimi: Në njërën anë, llojet e jetës së egër në ambientin e tyre janë të ndrojtura dhe shpesh frikësohen nga njerëzit. Sfida për mua është realizimi i fotografisë pa i shqetësuar ata. Një tjetër sfidë është përdorimi i objektivit të duhur në distancën e përshtatshme.

Albinfo.ch: Si e përcaktoni suksesin për veten tuaj në botën e fotografisë?

R. Ibrahimi: Suksesi në botën e fotografisë nuk është i lehtë, duke marrë parasysh mbingarkesën e përditshme me fotografi nga çdo anë. Megjithatë, mendoj se një fotografi e mirë do të gjejë vendin e merituar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albinfo.ch: A mendoni se çdo fotografi duhet të bartë një mesazh specifik, apo ndonjëherë një imazh i bukur mjafton për të prekur spektatorët?

R. Ibrahimi: Fotografia e jetës së egër, për mua, ka gjithmonë një mesazh universal: “E bukura në jetën e egër.” Jeta e egër është e bukur dhe mendoj që duhet të angazhohemi për të ruajtur natyrën për gjeneratat e ardhshme. Natyrisht, fotografitë e jetës së egër përmbajnë mesazhe unike për jetën, luftën për ekzistencë, paqen dhe dashurinë.

Albinfo.ch: Çfarë roli luan mbështetja e audiencës dhe komunitetit për ju si artist?

R. Ibrahimi: Mbështetja e audiencës është dëshmi se një fotografi, fillimisht, komunikon me publikun, së dyti, përcjell një mesazh të qartë dhe, së treti, pëlqehet si art pamor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albinfo.ch: Pse mendoni se fotografia “Ballë për ballë” ka marrë kaq shumë vëmendje dhe vlerësime nga publiku?

R, Ibrahimi: Në fotografinë e jetës së egër, fokusi im ka qenë kryesisht tek shqiponjat, sidomos shqiponja e malit, si simbol i flamurit tonë kombëtar. Për mua, kjo përballje me dhelprën përfaqëson një luftë të vazhdueshme të së mirës kundër të keqes, një mesazh që shkon përtej simbolikës për trojet tona dhe merr një karakter universal.

Albinfo.ch: Cilat janë disa nga synimet tuaja për të ardhmen në karrierën tuaj si fotograf?

R. Ibrahimi: Synoj të dokumentoj të gjitha llojet e shqiponjave duke udhëtuar anembanë botës dhe, mbi të gjitha, të shkruaj me dritë shqiponjën e malit në Shqipëri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albinfo.ch: Çfarë këshille do t’u jepnit të rinjve që dëshirojnë të ndjekin një rrugë të ngjashme në artin e fotografisë?

R. Ibrahimi: Për ata që dëshirojnë të ndjekin fotografinë, do t’u sugjeroja të merren fillimisht me zhvillimin e imagjinatës. Një fotografi e mirë buron nga imagjinata, jo nga pajisjet e shtrenjta. Aparati është i domosdoshëm, por mesazhi i vërtetë buron nga imagjinata individuale.

Albinfo.ch: Si mendoni se teknologjia dhe rrjetet sociale kanë ndikuar në zhvillimin dhe përhapjen e artit të fotografisë?

R. Ibrahimi: Mendoj se zhvillimi i teknologjisë ka sjellë mundësi të mëdha, sidomos për sa i përket editimit. Por, gjithashtu, ekziston rreziku që vlerat artistike të humbasin në mbingarkesën e përmbajtjes. Megjithatë, fotografia e mirë gjen gjithmonë rrugën dhe vendin e merituar.

Përmes kësaj bisede me një nga zërat më të përkushtuar të fotografisë së jetës së egër, kuptojmë jo vetëm sfidat teknike dhe artistike që kërkon ky profesion, por edhe pasionin dhe përkushtimin e madh që ai ka për natyrën. Fotografitë e tij nuk janë vetëm imazhe; ato janë mesazhe të fuqishme për mbrojtjen e mjedisit dhe për ruajtjen e jetës së egër. Ndërsa vazhdon të udhëtojë anembanë botës për të kapur më të bukurën në natyrë, shpresojmë që suksesi i tij të inspirojë breza të rinj artistësh dhe dashamirës të natyrës për të ndjekur dhe për të përqafuar këtë pasion të veçantë./Albinfo.ch

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Geneva Photo AwardspeopleRuzhdi Ibrahimitop1Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Xhenxhefil me mjaltë – kombinimi i mrekullive
Artikulli i ardhshëm Trumpi nominon Marco Rubion për Sekretar të Shtetit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Marigona Qerkezi debuton në Royal Opera House në Londër

9 Shikime
People

Trump thotë se ka arritur marrëveshje tregtare me Kinën

16 Shikime
People

“Kosova në tinguj” në Japoni nga Kuarteti harkor i Filharmonisë së Kosovës dhe sopranoja Adelina Paloja

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?