Vepra artistike e Maurizio Cattelan-it – një banane e ngjitur me shirit në mur – ka arritur një vlerë prej 6.2 milionë dollarë në Sotheby’s (korporatë ankandesh – ed.) të New York-ut.
Shtëpia e ankandeve thotë se sipërmarrësi kinez i kriptomonedhave, Justin Sun, i tejkaloi gjashtë rivalët e tjerë për të blerë instalacionin e titulluar “Komedian” nga artisti vizual italian të mërkurën, përcjell Albanian Post.
“Në ditët në vijim, unë personalisht do të ha bananen si pjesë e kësaj eksperience unike artistike”, citohet të ketë thënë Sun.
Banania e ngjitur – ndoshta një nga frutat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë – në fakt u ble më herët gjatë ditës për vetëm 0.35 dollarë, sipas New York Times.
“Komediani” u zbulua për herë të parë për publikun në vitin 2019, duke u bërë menjëherë një sensacion viral dhe duke nxitur gjithashtu debate të nxehta se çfarë është arti.
Instalacioni – i cili ka bërë xhiron e botës – vjen me udhëzime se si të zëvendësoni bananen sa herë që kalbet.
Në fakt, fruti është ngrënë jo një, por dy herë.
Justin Sun drejton rrjetin e bllokut Tron, i cili lehtëson disa transaksione me kriptomonedha./Katror.info