Inspektorati Policor i Kosovës sot pranoi si donacion një automjet (furgon) nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Bëhet e ditur se ceremonia e dorëzimit u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, ku Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj pranoi çelësat e automjetit nga z. Giovanni Galzignato – Shefi i Shtyllës së Monitorimit të Misionit EULEX.
“Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, Kryeshefi Hodaj dhe Shefi i Shtyllës së Monitorimit z. Galzignato, zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm duke theksuar bashkëpunimin e rëndësishëm në mes IPK-së dhe EULEX-it”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të IPK-së.
Inspektorati Policor i Kosovës thotë se shpreh mirënjohjen për këtë donacion dhe falënderon Misionin e EULEX-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e mandatit ligjor për një polici më të përgjegjshme dhe efikase./Katror.info