katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë
    1 hour ago
    Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim
    2 hours ago
    Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
    2 hours ago
    Moti sot në Kosovë
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rritje e ndjeshme e interesimit për blerje të patundshmërive në Kosovë
    56 minutes ago
    Ministria e Arsimit pritet t’i subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollorë edhe këtë vit
    1 hour ago
    Edhe këtë vit ndjekësit e Sunny Hill do të kenë transport falas me Trafik Urban 
    1 hour ago
    Drin Shaqiri me super-debutim me NAVI-n në CS
    1 hour ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    2 hours ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    1 day ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    1 hour ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    23 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Elita hollywoodiane hap dyert për kinematografen nga Kosova
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Elita hollywoodiane hap dyert për kinematografen nga Kosova

Last updated: 07/02/2025 12:10 PM
117 Shikime
Shpërndaje
Foto: Sevdije Kastrati

“Të jesh anëtare e ‘American Society of Cinematographers’, është nder për secilin drejtor e drejtoreshë fotografie që punon në këtë profesion. Është ëndërr për ta arritur këtë… Është klubi më i vjetër që ekziston në Hollywood i themeluar në vitin 1919 e që punon për promovimin, mbrojtjen e artit të kamerës, kinematografisë”, ka thënë kinematografja Sevdije Kastrati-Dill, emrit të së cilës i shtohen edhe shkronjat ASC, që e ngrenë në elitën e kinematografëve të botës, shkruan KOHA.

Përfshirja e kinematografes Sevdije Kastrati-Dill në prestigjiozen “American Society of Cinematographers”, nuk është thjesht anëtarësi. Është vlerësimi më i lartë që mund t’i bëhet një kineasti. Kastrati-Dill e vlerëson doktoraturë. E ajo tani mban tri shkronjat – ASC – që e vlerësojnë karrierën e saj në fotografi lëvizëse.

Në thelb, ajo që përkthehet si Shoqëri Amerikane e Kinematografëve, pozicionohet si organizatë arsimore, kulturore dhe profesionale. E anëtarësia aty arrihet vetëm me ftesë. U jepet drejtorëve të kinematografisë që kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në punën e tyre në industrinë filmike. Por jo vetëm. Vlerësohet edhe karakteri personal dhe kjo bëhet e ditur nga vetë ASC-ja.

Mundesh me e lexu edhe…

Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë

Kinematografja e shquar në botën e filmit, Sevdije Kastrati-Dill, ka thënë se anëtarësimi në këtë organizatë është ëndërr për secilin drejtor a drejtoreshë fotografie.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Të jesh anëtare e ‘American Society of Cinematographers’, është nder për secilin drejtor e drejtoreshë fotografie që punon në këtë profesion. Është ëndërr për ta arritur këtë. Puna të vlerësohet në nivel shumë të lartë artistik sepse anëtarët aty janë profesionistë pasi puna e tyre vlerësohet si e nivelit të lartë teknik, kreativ, artistik si dhe personaliteti, karakteri i personit”, ka thënë ajo nëpërmjet telefonit në një bisedë për KOHËN.

Jo veç në trevat shqipfolëse, por edhe më gjerë në rajon, ajo është e para kinematografe që vlerësohet nga ai që në komunitetin e kinematografisë shquhet si klub hollywoodian. I tillë edhe është.

“American Society of Cinematographers” u themelua në Hollywood në vitin 1919 me qëllim të avancimit të artit dhe shkencës së kinematografisë dhe afrimit të kinematografisë për të shkëmbyer ide, për të diskutuar teknikat dhe për të promovuar filmin si një formë arti. E ky mision vazhdon edhe sot.

Në uebfaqe bëhet e ditur se organizohen punëtori e diskutime mbi punët e anëtarëve të saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një opsion i radhës është puna e kinematografes nga Kosova që po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ajo e konsideron anëtarësimin aty edhe si prestigj për punën e secilit.

“Është prestigj, është klub. Është prestigj për punën të jesh pjesë e kësaj organizate. Është klubi më i vjetër që ekziston në Hollywood i themeluar në vitin 1919 e që punon për promovimin, mbrojtjen e artit të kamerës, kinematografisë”, është shprehur Sevdije Kastrati-Dill.

E prestigjin e saj tash e konfirmon edhe kredenciali ASC pas emrit të saj. Në historinë e këtij titulli, i pari që e barti qe amerikani Joe August për xhirimin e filmit “Sand” të William S. Hart të vitit 1920.

Sipas Kastrati-Dill, ky është vlerësimi dhe titulli më i lartë që mund të ketë një drejtor filmi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mendoj se mund të të japë më shumë kredibilitet për shkak se në fund të emrit i bart tri shkronjat ASC. Kësisoj të gjithë njerëzit e dinë që je vlerësuar prej njerëzve të tjerë të fushës tënde në nivel shumë të lartë. Mendoj se ndikon edhe në të ardhmen për projekte të tjera. Është si doktoraturë, si PhD për kamerë. Nuk mund të kryesh diçka më shumë për kamerë”, është shprehur Sevdije Kastrati-Dill e cila, sipas biografisë së saj, është kinematografja e parë nga Kosova.

Në vitin 2009, ajo u transferua në Los Angeles për të studiuar kinematografinë në “American Film Institute” ku diplomoi në vitin 2011.

Suksesi i Kastrati-Dill është edhe vlerësim i vetë kinematografisë në vend. Kinematografja Kastrati-Dill ka xhiruar edhe filmat kosovarë që kanë depërtuar në kinematografinë ndërkombëtare ku përfshihen “Kthimi” nën regji të Blerta Zeqirit, që triumfoi në Festivalin e Filmit në Sundance në vitin 2012. Puna e saj ka tërhequr vëmendjen globale, me filma si “Martesa”, po në regji të Blerta Zeqirit, “Nëntori i ftohtë” nën regji të Ismet Sijarinës, “Zana” nën regji të Antoneta Kastratit që u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit në Toronto, e të tjerë. Filmi ku ajo po ashtu ishte drejtoreshë fotografie, “Vera andrron detin” nën regji të Kaltrina Krasniqit magjepsi shikuesit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia dhe mori çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio në vitin 2021, si dhe çmimin “Ingmar Bergman” në vitin 2022. “Perpetrator” nën regji të Jennifer Reeder ku ajo xhiroi, u shfaq për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në vitin 2023 si dhe në Amerikën e Veriut në “Tribeca Film Festival”. Filmi “Carved” i Justin Harding, produksion i vitit të kaluar ku ajo po ashtu ishte kinematografë, është lansuar në “Hulu” dhe “Disney+”.

Ajo është po ashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit dhe “IATSE Local 600”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Anëtarësimin në ASC, Kastrati-Dille e vlerëson një prej sukseseve të mëdha të karrierës së saj, por suksese më të mëdha konsideron punët e saj të njëpasnjëshme.

“Është një lloj kulmi, por gjithmonë projektet janë parësore. Kjo është një arritje shumë e lartë profesionale për mua, por normalisht që puna vazhdon. Për momentin jam në biseda për projekte që kanë qenë edhe para se të bëhem anëtare. Jam ende në bisedime, nuk i di ende datat kur do të nisin projektet”, është shprehur ajo.

Pos Kastrati-Dill, anëtar është edhe bashkëshorti i saj Bill Dill, kinematografi i njohur për filmat “Jason Goes to Hell: The Final Friday”, “Zana” dhe “A Dangerous Man”.

Aktualisht president i ASC-së është kinematografi amerikan Shelly Johnson. Sipas të dhënave, aty janë gjithsej 440 anëtarë nga e gjithë bota.

“Janë prej gjithë botës, ka drejtorë kinematografie që kanë punuar në projekte që janë vlerësuar shumë lart në aspekt profesional”, ka thënë Sevdije Kastrati-Dill.

Në rubrikën “News” të uebfaqes së ASC-së, organizata i uron mirëseardhje duke përfshirë biografinë e saj ku tregon se filmat ku ka punuar ishin kandidatë të Kosovës për “Oscar”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë
TAGGED:ASCpeopleSevdije Kastrati - DillShoqata Amerikane e Kinematografevetop4tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova drejt zgjedhjeve të para të rregullta parlamentare që nga pavarësia
Artikulli i ardhshëm Lil Wayne zbulon datën e publikimit të albumit ‘Tha Carter VI’

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave

7 Shikime
People

Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”

21 Shikime
People

Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?