Pajisja vjen në një ngjyrë ekskluzive Paris Pink, e cila është e ngjashme me ngjyrën e zakonshme Hot Pink, por me një autograf të Paris Hilton në anën e pasme dhe “That’s Hot” të gdhendur në telefon.
Paris Hilton Edition Razr+ vjen me paketim të personalizuar, duke përfshirë një kuti të personalizuar. Vetë ky telefon merr zile ekskluzive dhe tinguj alarmi të krijuara me Paris Hilton.
Motorola Razr+ Paris Hilton Edition do të shitet për 1200 dollarë dhe do të jetë i disponueshëm ekskluzivisht në Motorola.com nga 13 shkurti./Katror.info