Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) dhe Austrian Film Institute (AFI) nënshkruan në Berlin një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin në kinematografi.
Marrëveshja synon bashkëprodhime filmike dhe projekte të përbashkëta, duke krijuar mundësi të reja për industrinë e filmit në Kosovë dhe Austri, njofton QKK, shkruan Katror.info.
Industria e kinematografisë kosovare sipas QKK-së është po rikthyer fuqishëm në skenën ndërkombëtare, duke qenë e pranishme në European Film Market të Berlinales.
QKK gjendet në Standin 137, në Marriott Hotel, ku fton profesionistë të industrisë dhe entuziastë të kinemasë për të eksploruar mundësi bashkëpunimi dhe networking.
Këtë vit, QKK do të prezantonjë dokumentarin e shkurtër “Mua besoj më shpëtoi portreti”, i shkruar dhe realizuar nga artisti dhe regjisori i njohur kosovar, Alban Muja.
Prodhimi i Edon Rizvanollit, mbështetur nga QKK, do të ketë premierën botërore në seksionin Forum Expanded të Berlinales, një platformë kyçe për veprat kinematografike inovative dhe eksperimentale.
Forum Expanded është njëri nga seksionet më të rëndësishme të Berlinales, duke u fokusuar në filma që tejkalojnë kufijtë tradicionalë të kinemasë dhe ofrojnë perspektiva dhe qasje të reja krijuese. Kjo përfshirje shënon një hap të rëndësishëm për industrinë kinematografike të Kosovës në konsolidimin e saj në arenën ndërkombëtare./Katror.info