Mbreti Charles i Britanisë së Madhe, në një telegram urimi dërguar Presidentes Vjosa Osmani, e ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“E nderuar zonja Presidente,
Bashkëshortja ime dhe unë kemi kënaqësinë t’ju dërgojmë Juve dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të përzemërta me rastin e Ditës suaj Kombëtare.
Jam shumë i kënaqur që vendet tona kanë marrëdhënie kaq të forta dhe pres me padurim t’i forcojmë edhe më tej miqësinë tonë.
Është shpresa dhe ambicia ime e madhe që kombet tona të bashkëpunojnë për të pasur një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve në nivel global.
Bashkëshortja ime dhe unë kemi kënaqësinë e madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira Juve dhe të gjithë kosovarëve për vitin që vjen,” thuhet në urim. /Katror.info