katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    8 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    11 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    11 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    8 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    11 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    12 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    2 days ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    2 days ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    11 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova, 17 vjet shtet!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Kosova, 17 vjet shtet!

Last updated: 22/02/2025 10:42 AM
163 Shikime
Shpërndaje
Një vajzë valëvit flamurin e Kosovës në një tubim duke festuar përvjetorin e parë të pavarësisë së vendit | Foto: DPA

Sot mbushen 17 vjet, që kur më 17 shkurt 2008, deputetet e Kuvendit të Kosovës e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, duke e bërë Kosovën shtetin më të ri në Evropë.

Contents
17 vjetori i pavarësisë, ngritet solemnisht flamuri i KosovësUshtria e Policia e Kosovës parakalojnë për 17-vjetorin e PavarësisëLiderët botërorë urojnë Kosovën në 17-vjetorin e Pavarësisë së KosovësPresidentja Osmani dekoron familjen Jashari me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë

Një parakalim i Forcës së Sigurisë së Kosovës e Policisë së Kosovës, ceremoni te monumentet e heronjve kombëtarë, koncerte e pritje shtetërore janë disa nga ngjarjet e përvjetorit të planifikuara për sot në kryeqytet, Prishtinë.

Kosova, shteti më i ri i Evropës shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt 2008, gati nëntë vjet pas një fushate bombardimesh 78-ditore nga NATO në vitin 1999, e cila i dha fund shtypjes së përgjakshme të shqiptarëve nga Beogradi. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në vitin 2010 se kjo shpallje nuk shkeli ligjin ndërkombëtar.

Mundesh me e lexu edhe…

Shtetet e Bashkuara dhe shumica e fuqive perëndimore janë ndër 117 vendet që kanë njohur shtetësinë e Kosovës, dhe rreth 200 organizata ndërkombëtare e kanë pranuar anëtarësimin e saj, megjithëse jo Kombet e Bashkuara. Disa vende evropiane, përfshirë Bosnjën, Qipron, Greqinë, Moldavinë, Rumaninë, Spanjën, Sllovakinë dhe Ukrainën, nuk e njohin Republikën e Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në integrimin ndërkombëtar duke u anëtarësuar në organizata të ndryshme ekonomike, politike dhe sportive. Nga 1 janari 2024, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen, një arritje historike që shënon integrimin e mëtejshëm të vendit në Evropë dhe lëvizjen e lirë për qytetarët e tij.

Ndërsa Bashkimi Evropian ka ndërmjetësuar negociatat midis Serbisë dhe Kosovës që nga viti 2011, pak nga mbi 30 marrëveshjet e nënshkruara janë zbatuar. Si BE-ja ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë presion për një pajtim më të shpejtë dhe arritjen e marrëveshjes së normalizimit.

17 vjetori i pavarësisë, ngritet solemnisht flamuri i Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes solemne të flamurit të Kosovës, me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin edhe përfaqësues tjerë të shtetit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ushtria e Policia e Kosovës parakalojnë për 17-vjetorin e Pavarësisë

Kosova feston 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë, me një nga ngjarjet më të rëndësishme shtetërore – parakalimin ceremonial.

Kjo paradë ushtarake dhe institucionale është një moment solemn dhe madhështor, ku Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës dhe njësitë e tjera shtetërore marshojnë në nder të pavarësisë dhe sakrificave për lirinë e vendit.

Liderët botërorë urojnë Kosovën në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, ka uruar  Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, duke rikonfirmuar mbështetjen e Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”, thuhet në urimin e Presidentit Macron. Më tej, në urim shfaqi shpresën që të dy shtetet të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë”, thuhet në urim.

ë këtë urim, Presidenti Macron ka falënderuar Presidenten Osmani për pjesëmarrjen në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame.

“Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, ka shkruar ndër të tjera në urimin e tij, Presidenti Macron.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  ka pranuar një urim për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës edhe nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në urim, Presidenti Steinmeier ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë dhe rrugën evropiane të Kosovës, duke rikujtuar se shteti i tij në shkurt 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës.

“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë”, thuhet në urimin e Presidentit Steinmeier.

Më tej, Steinmeier ka potencuar se në çështjet e politikës së jashtme, Kosova është pozicionuar qartësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, veçanërisht në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, në shkelje të të drejtës ndërkombëtare.

“Gjermania mbështet në mënyrë të pandryshuar njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe dëshiron që ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian..”, thuhet në urim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në fund të urimit të tij, Presidenti Steinmeier ka theksuar se Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës, duke përkrahur stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin evropian.

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, duke shprehur përkushtimin e Italisë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen për stabilitetin dhe integrimin evropian të Kosovës.

FOTO: ZYRA E PRESIDENCëS Së KOSOVëS

Në mesazhin e tij, Presidenti Mattarella ka theksuar se të dy shtetet kanë fuqizuar miqësinë vazhdimisht  gjatë viteve, falë edhe kontributit të palëkundur të Italisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

“Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në urimin e Presidentit Mattarella.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Presidentja Osmani dekoron familjen Jashari me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë

Në kuadër të festimeve të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka organizuar një ceremoni solemne ku ndau Dekorata Presidenciale. Gjatë kësaj ceremonie, ajo ka nderuar familjen Jashari, duke i njohur sakrificën e jashtëzakonshme të çdo anëtari të saj që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës, shkruan Katror.info.

Presidentja Osmani theksoi se ky 17-vjetor është një moment i shenjët për të nderuar historinë dhe sakrificën e kombit shqiptar, duke e bërë bashkë këtë moment të lavdishëm në një akt solemniteti. Ajo po ashtu theksoi se dekorimi është një akt që i njeh ata që e bënë Kosovën të lirë dhe të gjithë ata që vazhdojnë të kontribuojnë për të ardhmen e vendit.

Foto: Vjosa Osmani – Facebook / Screenshot

“Në këtë ditë të shenjtë, në këtë moment solemn, ne nuk po përkujtojmë vetëm një datë – ne po nderojmë një epokë të lavdishme! 17 vjet liri, 17 vjet shtet, 17 vjet betejë për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme”, tha Presidentja Osmani.

Urimet e qytetarëve në 17 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndonëse moti është i ftohtë, rrugët e Prishtinës janë të mbushura me qytetarë, të cilët, me zemrën plotë dolën për të kremtuar këtë ditë të madhe për Kosovën.

Që nga mëngjesi, është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve, të cilët, dolën për të festuar të drejtat dhe liritë që kanë fituar me shpalljen e pavarësisë.

Sheshi i kryeqytetit është plot me njerëz, të cilët janë të mbushur me emocione, krenari, dëshira e ëndërra për Kosovën.

Një numër i konsideruar qytetarësh, si nga Kosova ashtu edhe nga diaspora, kanë qenë të interesuar për të parë pamjen e re që ka marrë monumenti ‘NEWBORN’, i cili është transformuar dhe ka marrë një pamje të re me tematikën e inteligjencës artificiale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky monument, simbol i pavarësisë së Kosovës, ka tërhequr shumë sy të entuziazmuar. Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, akademiku Sabri Hamiti uroi qytetarët e Kosovës dhe e vlerësoi këtë ditë si ditën më të madhe në historinë e Kosovës.

Po ashtu, një tjetër mesazh i rëndësishëm erdhi nga Hana Berisha, e cila theksoi rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të rinisë për të kontribuar në të ardhmen e Kosovës. Ajo shprehu besimin e thellë se Kosova do të bëhet gjithnjë e më e fortë dhe më e zhvilluar, duke apeluar për një angazhim të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Hana Berisha bëri apel tek të rinjtë e Kosovës që të angazhohen për një të ardhme më të mirë dhe më të zhvilluar për vendin e tyre. Ajo i ftoi ata të besojnë në potencialin e Kosovës dhe të kontribuojnë me punë dhe përkushtim për të ndihmuar që vendi të rritet dhe të bëhet edhe më i fortë.

Po ashtu, urime erdhën edhe nga qytetarët, që kishin ardhur nga diaspora me dëshirën më të madhe për të festuar këtë ditë të shënuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ata uruan për këtë ditë të veçantë dhe shprehën krenarinë e tyre për arritjet e Kosovës si një shtet i pavarur, duke e parë atë si një shembull të forcës dhe unitetit të popullit kosovar.

Urimet nuk munguan as nga ana e fëmijëve, të cilët me fytyra të buzëqeshura dhe zemra plot, ishin veshur me ngjyrat e Kosovës dhe uruan për këtë ditë të madhe.

Ata, me pasion dhe gëzim, shprehën krenarinë për atdheun e tyre dhe i dhanë një ngjyrë festive këtij momenti historik. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Google bën revolucion teknik me kompjuterin kuantik
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Dora” e Lorika Govorit – një model i modës së qëndrueshme në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
TAGGED:17 shkurtiCeremoniaDiasporafestaFSKKosovakrenarialajme të miramesazhemoumenti NewBornNewsletter1ngjyrë festivengritja e flamuritparakalimi ceremonialpavarësiaPolicia e Kosovësqytetarë

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kalifornia i bashkohet revolucionit të së drejtës për riparim
Artikulli i ardhshëm NEWBORN me pamje të re – motivuar nga Inteligjenca Artificiale

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare

12 Shikime
Lajme të mira

Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”

18 Shikime
Lajme të mira

“Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?