Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci janë në nivele të kënaqshme, duke garantuar kështu furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me ujë për qytetarët deri në fund të vitit 2025.
Në një deklaratë për media, kompania ka bërë apel për qytetarët që të paguajnë faturat e ujit, ndërsa ka paralajmëruar se çdo rast i lidhjes ilegale të ujit do të procedohet në gjykatat kompetente. Po ashtu, kompania ka ftuar qytetarët që të denoncojnë çdo keqpërdorim të mundshëm, duke siguruar një furnizim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
““Të nderuar konsumatorë. Liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci janë në nivele të kënaqshme, gjë që siguron furnizim të mirë me ujë deri në fund të vitit 2025. Ju lutemi të paguani faturat e ujit. Rastet e lidhjeve ilegale do të procesohen në gjykatë kompetente. Denonconi çdo keqpërdorim”, thuhet në paralajmërimin nga Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”./Katror.info