katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    8 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    12 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    12 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    8 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    11 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    12 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    2 days ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    2 days ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    4 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    11 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: BERZH synon të rrisë investimet në Kosovë në 200 milionë euro në vit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

BERZH synon të rrisë investimet në Kosovë në 200 milionë euro në vit

Last updated: 10/03/2025 7:53 AM
80 Shikime
Shpërndaje
Foto: WikiCommons

Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergey Maslichenko ka thënë se në vitin 2024, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka investuar rreth 113 milionë euro në 19 projekte në Kosovë, duke shënuar një rritje prej 40% krahasuar me vitin e kaluar.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Sergey Maslichenko, theksoi se ky investim reflekton përkushtimin e bankës për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Në vitin 2024, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) investoi rreth 113 milionë euro në 19 projekte në Kosovë, duke shënuar një nga nivelet tona më të larta të investimeve në vend. Kjo përfaqëson një rritje prej 40% krahasuar me vitin e kaluar, duke reflektuar përkushtimin tonë të fortë ndaj zhvillimit ekonomik të Kosovës”.

Mundesh me e lexu edhe…

“Po, kemi disa projekte në vazhdim dhe presim formimin e qeverisë së re, pasi kemi projekte të mëdha infrastrukturore që Kosova i ka shumë të nevojshme. Me qeverinë e re, dëshirojmë të vazhdojmë projektet që kemi përgatitur për disa vite dhe muaj. Këto përfshijnë projektin e kanalit të ujit Ibër-Lepenc, i cili është shumë i rëndësishëm për Kosovën, si dhe projekte rrugore, përfshirë rrugën e Prishtinës dhe lidhjen Duhel-Banjë, e cila do të lidhë dy autostradat kryesore, Shkupin dhe Tiranën”, ka deklaruar Maslichenko.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e projekteve infrastrukturore si kanali i ujit Ibër-Lepenc, rrugët lidhëse, dhe përmirësimi i rrjetit energjetik, duke shtuar se investimet e mëtejshme varen nga miratimi i qeverisë së re.

Maslichenko theksoi nevojën për më shumë investime në infrastrukturë dhe energji për të përmirësuar lidhjet e Kosovës me rajonin.

“Gjithashtu, kemi disa projekte në sektorin e energjisë, duke punuar me Operatorin e Sistemit të Transmetimit për të përmirësuar rrjetin energjetik dhe për të rritur kapacitetin e energjisë, një nevojë e dëshmuar gjatë këtij dimri. Po ashtu, mbështesim sektorin privat për të zhvilluar projekte të reja të energjisë së ripërtëritshme. Në total, kemi një numër të madh projektesh në pritje të investimeve, por na nevojitet qeveria e re për të përcaktuar prioritetet dhe për të dhënë miratimin e nevojshëm, në mënyrë që të mund të bëjmë edhe më shumë këtë vit.”

“Po, gjatë vitit të kaluar kemi punuar shumë me qeverinë dhe kemi vendosur bazat për punën e ardhshme në vend. Besojmë se Kosova ka nevojë për më shumë investime në infrastrukturë, veçanërisht në projekte që rrisin lidhjen e vendit me tregun rajonal, si rrugët, hekurudhat dhe furnizimi me energji elektrike”, tha ai për Ekonomia Online.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas tij, BERZH ka investuar rreth 800 milionë euro në 120 projekte në Kosovë që nga hapja e zyrës së saj në vitin 2012.

“Këto projekte janë thelbësore për zhvillimin e sektorëve ekonomikë dhe rritjen e mundësive të eksportit. Për më tepër, ato do të ndihmojnë bizneset të realizojnë më shumë projekte dhe të rrisin likuiditetin në treg. Duke investuar në infrastrukturë dhe ekonomi, do të krijohen më shumë mundësi për bizneset, punësim për qytetarët dhe një klimë më të favorshme për investitorët ndërkombëtarë.”

“Që nga fillimi, BERZH ka investuar në rreth 120 projekte me një total prej 800 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtyre investimeve është bërë pas hapjes së zyrës sonë në Kosovë në vitin 2012, pra gjatë 12 viteve të fundit. Në të kaluarën, financimi ynë mesatar ishte rreth 50 milionë euro në vit, ndërsa vitin e kaluar kaluam 100 milionë. Besojmë se mund të arrijmë në 200 milionë euro investime në vit për Kosovën”, theksoi ai.

Maslichenko beson se mund të arrijnë deri në 200 milionë euro investime çdo vit në Kosovë, duke ndihmuar në rritjen e mundësive të eksportit dhe krijimin e mundësive të punës për qytetarët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Një nga projektet më të rëndësishme që kemi financuar vitin e kaluar është programi për modernizimin dhe rritjen e efikasitetit energjetik në ndërtesat publike, duke përfshirë shkolla, çerdhe, spitale dhe ndërtesa administrative. Ky projekt, i realizuar me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka vlerën më të madhe në historinë tonë në Kosovë – 50 milionë euro, dhe do të mbulojë 400 ndërtesa publike.”

“Një tjetër projekt i rëndësishëm është impjanti i trajtimit të ujërave të zeza në Pejë, financuar me një kredi prej 25 milionë euro dhe një grant prej 10 milionë euro. Ky impjant do të shërbejë rreth 50,000 banorëve, duke përmirësuar mjedisin dhe cilësinë e jetës në Pejë dhe rajonin përreth,” ka thënë drejtori Maslichenko./EO

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Google bën revolucion teknik me kompjuterin kuantik
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Dora” e Lorika Govorit – një model i modës së qëndrueshme në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
TAGGED:BERzhekonomiinfrastruktureinvestimetKosoveLajme te miratoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”
Artikulli i ardhshëm Këta janë artistët më të suksesshëm të shekullit 21, të lindur në shekullin 21

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare

12 Shikime
Lajme të mira

Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”

18 Shikime
Lajme të mira

“Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?