Rita Ora dëshiron të krijojë një film për jetën e saj.
Këngëtarja nga Kosova, beson se duhet të bëhet një film që dokumenton ngritjen e saj në karrierë dhe se ajo duhet të jetë në rolin kryesor.
“Një rol vërtet i mrekullueshëm të rritesh në Londër dhe t’ia dalësh, një histori suksesi. Një dramë me një komedi të errët”, tha ajo për The Daily Star.
Kujtojmë që ajo vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë incizuese “BMG”, dhe si pjesë e kontratës i është dhënë e drejta e projekteve të saj muzikore./Katror.info