katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Kurti për konstitumin e Kuvendit: I kemi tri javë kohë, më vonë nuk bën
    9 hours ago
    Presidentja Osmani kërkon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh
    9 hours ago
    SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
    12 hours ago
    Haradinaj: Zhvillimet pas 30-ditëshit mund të jenë dramatike
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të ndihmuar kafshët të përballojnë temperaturat ekstreme
    17 hours ago
    Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
    18 hours ago
    RLIOF me homazh muzikor për Nexhmije Pagarushën
    20 hours ago
    Nesër mbahet konferenca “Media Talk Day” në Prishtinë
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Victoria Beckham nënshkruan marrëveshje 10-vjeçare me Safilo Group
    13 hours ago
    Chelsea zyrtarizon transferimin e Joao Pedro nga Brighton
    15 hours ago
    Adelina Ismaili rikthehet me mini-albumin dedikuar gruas
    20 hours ago
    Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    3 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    4 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    7 days ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    1 week ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Një burim i pastër i energjisë – zbulohen enzimet që kthejnë ajrin në elektricitet
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Një burim i pastër i energjisë – zbulohen enzimet që kthejnë ajrin në elektricitet

Last updated: 27/03/2023 7:17 AM
179 Shikime
Shpërndaje
Foto: Ameen Fahmy

Imagjinoni sikur të mund ta tërhiqnit lagështinë nga ajri përmes majave të gishtërinjëve dhe si rezultat të krijonit rrymë elektrike- kjo mbase tingëllon sikur përralla superheronjësh, apo jo?

Por, kjo nuk është përrallë, pasi studiuesit me eksperimentin e tyre kanë përdorur një enzimë bakteriale që përcjell hidrogjenin për të krijuar energji elektrike, pikërisht nga ajri.

Një eksperiment i fundit nga Instituti i Zbulimit të Biomjekësisë në Universitetin Monash, në Australi, ka zbuluar se shumë baktere përdorin hidrogjenin nga atmosfera si një burim energjie në mjedise me lëndë të varfëra ushqyese, shkruan Goodnewsnetwork.

Mundesh me e lexu edhe…

Presidentja Osmani kërkon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh

“Ka kohë që ne e dimë se bakteret mund të përdorin gjurmët e hidrogjenit në ajër si një burim energjie për t’i ndihmuar ato të rriten dhe të mbijetojnë, duke përfshirë tokat e Antarktidës, krateret vullkanike dhe në oqean të thellë,” ka thënë Chris Greening, profesor në Universitetin Monash,  ‘’Por deri tani nuk është ditur se si arrinin bakteret ta bënin këtë’’, ka shtuar ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një zbulim i tillë premton të hapë një fushë të re të energjisë së pastër e cila do t’i ngjasonte të bëmave nëpër filma fantastiko – shkencorë, përcjell Katror.info.

Në zbulimin e tyre të publikuar në ‘’Nature’’, tregohet se studiuesit nxorrën enzimën e cila është përgjegjëse për përdorimin e hidrogjenit atmosferik nga një bakter i quajtur Mycobacterium smegmatis. Ata treguan se kjo enzimë, e quajtur Huc, e kthen gazin e hidrogjenit në rrymë elektrike.

Bashkëautori Dr. Rhys Grinter thotë se kjo enzimë është jashtëzakonisht efikase, “Ndryshe nga të gjitha enzimat dhe katalizatorët kimikë të tjerë të njohur, kjo enzimë madje konsumon hidrogjen nën nivelet atmosferike – aq pak sa 0.00005% e ajrit që thithim’’, thotë ai.

Sipas punës laboratorike të studentës  Ph.D. Ashleigh Kropp, tregohet se kjo enzimë (Huc), mund të ruhet e pastruar për periudha të gjata.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është jashtëzakonisht e qëndrueshme,” thotë ajo. “Kjo enzimë mund të ngrihet ose të ngrohet deri në 80 gradë Celsius, dhe ta ruajë fuqinë e saj për të gjeneruar energji. Kjo reflekton se kjo enzimë ndihmon bakteret të mbijetojnë në mjediset më ekstreme.”

Bakteret që prodhojnë enzima si Huc janë të zakonshme dhe mund të rriten në sasi të mëdha, që do të thotë se njerëzimi potencialisht mund të ketë qasje në një burim të qëndrueshëm të enzimës. Dr. Grinter thotë se një objektiv kyç për punën e ardhshme është rritja e prodhimit të enzimës ‘’Huc’’.

“Pasi të prodhojmë Huc në sasi të mjaftueshme, atëherë, vetëm qielli do të ishte kufiri për përdorimin e kësaj enzimje  për të prodhuar energji të pastër.”

“Ky është një zbulim vërtetë emocionues që ta ndryshonte lojën në adresimin e ndryshimeve klimatike, dhe një gjë e tillë  i përshtatet fuqisë së kërkimit të Universitetit Monash në zhvillimin e zgjidhjeve të menqura për problemet më urgjente në botë. Një përgëzim i madh për [ekipin] për këtë arritje fantastike,” ka thënë Zëvendës Kancelarja, Prof. Rebekah Brown, e cila nuk ishte e përfshirë në studim./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Haradinaj: Zhvillimet pas 30-ditëshit mund të jenë dramatike
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai
TAGGED:elektricitetEnzimelajme të miraTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Çifti i famshëm hollivudian fiton miliona, por jeton në një banesë me dy dhoma
Artikulli i ardhshëm iOS 17 mund të jetë shumë më tepër se vetëm një përditësim për mirëmbajtje
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

KuriozitetLajme të mira

Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të ndihmuar kafshët të përballojnë temperaturat ekstreme

20 Shikime
Lajme të mira

Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj

19 Shikime
Lajme të mira

RLIOF me homazh muzikor për Nexhmije Pagarushën

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?