Varësisht se sa po kemi kohë, nj’ashtu edhe ja bajmë hyzmetin kuzhinës e ushqimit. E dorën n’zemër, me gjithë këtë dinamikë t’cilën shumica e kemi, po asht problem me gatu përherë mirë e shijshëm e për qejfi. I vetmi shpëtim n’këso raste janë recetat e thjeshta e që mundemi lehtësisht me i konsumu përgjatë ditëve n’vijim.
Nji prej gatesave t’mëngjesit ma t’shijshme e autentike t’kuzhinës amerikane asht pjata e mëngjesit që kombinon patatet e pjekuna me erëza me vezët e rrahuna n’sy e me salsa pikante, t’cilat e krijojnë nji pjatë ngopëse e ideale për mëngjeset energjike, kalorike e plot vlera ushqyese.
PËRBËRËSIT:
3-4 patate (t’prera n’kube mesatare)
2 lugë gjelle vaj ullini
1 lugë e mesme biber i kuq
1/2 lugë e mesme hudhër pluhur
¼ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji biber i zi
6 ve
2 lugë gjelle gjalpë
1 gotë salsa pikante
1 gotë kashkavall (i grirë n’rende)
HAPI 1:

Nxeje furrën n’200 C paraprakisht. N’tepsi shto [atatet e lame e t’prere n’kube.
HAPI 2:

Shto erëzat dhe vajin sipër patateve, e sigurohu që me u mbulu mirë me erëza e vaj secila copë.
HAPI 3:

Vendose tepsinë me patate n’furrë për 10 minuta, pastaj rrotulloji patatet e leji me u pjekë për 15 minuta t’tjerë deri sa t’marrin ngjyrë t’artë. Largo prej furrës dhe leji me u ftohë pak.
HAPI 4:

N’ndërkohë n’nji enë shto vezët e rrehi me tel kuzhine me pak kripë e biber t’zi.
HAPI 5:

N’tigan shto gjalpin e pasi t’shkrihet shto vezët e rrahuna. Përzije masën deri sa vezët t’jenë tha. Largo vezët prej tiganit.
HAPI 6:

N’kuti t’xhamit shto fillimisht patatet e pjekuna.
HAPI 7:

Pastaj shto vezët e rrahuna,
HAPI 8:

Vazhdo e sipër vezëve dhe patateve shto pak salsa pikante meksikane.
HAPI 9:

Krejt n’fund shto kashkavallin e grirë dhe mbuloji kutitë me kapak.
REZULTATI:

Vendosi kutitë nn’frigorifer dhe konsumoji brenda 2 ditëve. Krejt çka t’mbetet asht me e vendosë për 3 minuta kutinë n’mikrovalë me u nxe e me u shkri kashkavalli dhe me e konsumu shujtën.
Kjo shujtë asht ideale për ata që n’punë kanë mikrovale n’shfrytëzim, por edhe për ata që nuk kanë vakt secilën ditë me përgatit’ aty për aty.

Poashtu, mundesh këtë shujtë me e shoqnu me nga nji supë apo smoothie, që me qëndru i/e ngopun për ma gjatë. N’rast se dëshiron me përgatitë ndonji supë, përgatite supën me kungulleshë dhe parmezan, apo edhe supën virale me domate. Kurse nëse je ma tepër kah anon për smoothie, ne ta rekomandojmë smoothie-n me mango dhe ananas, apo smoothie-n me shegë.
Poashtu, nëse je n’kërkim t’ideve t’tjera për shujta t’shnetshme e t’përshtatshme për pauzë, mos e le pa e provu edhe kutinë e pauzës me ve, rrush dhe gjalpë kikiriku, kutinë e pauzës me ve dhe jogurt frutash, apo edhe kutinë e pauzës me perime dhe sos tzaziki. T’gjitha këto receta janë t’shnetshme, t’lehta me u përgatitë, plot vlera ushqyese e fort t’shijshme. Shijo! /katror.info/
Përgatiti:
