Përzgjedhjet e shnetshme për ushqim, sidomos nëse janë n’dietë apo n’rezhim ushqimor për qejf ape edhe shkaqe shëndetësore nuk kanë nevojë me qenë t’komplikume. Biles, n’shumicën e rasteve t’tilla vlenë rregulli: sa ma thjeshtë – aq ma mirë. Këtë e kanë dëshmu edhe rekomandimet tona, sikurse: kutia e pauzës me ve dhe jogrut frutash, kutia e me ve, rrush dhe gjalpë kikriku e besa edhe kutia e pauzës me ve dhe sos avokadoje.
Kutia e pauzës me perime dhe sos Tzaziki asht nji alternativë e shnetshme e snji vakti që mundet me u përgatitë pa u lodhë shumë. E përmes këtij rekomandimi veç se na vërtetohet se nime gjanat e mira s’kanë pse me qenë t’komplikume.
PËRBËRËSIT (Servimi për 1):
100 gr brokolli
100 gr karrota
100 gr tomatina
5 lugë gjelle sos Tzaziki (sos grek)
PËRGATITJA:
Shto sosin e përgatitun n’shtëpi; Tzazikin grek (t’mbyllun n’enë t’vogël sigurisht), sipër kutisë t’pauzës. Vendosi tomatinat, karrotat dhe brokollit (qoftë t’ziera apo jo) n’kuti e kutinë n’frigorifer. Kurdo që untohesh nxjerre dhe haje.
REZULTATI:
Ti mundesh t’njejëtën përgatitje me e ba edhe për fëmijët e me ua dhanë për shkollë, ose me përgatitë shujtën e njejtë për 2 ditë rreshtazi dhe me e rujtë n’frigorifer pa problem.
Poashtu, mundesh këtë shujtë me e shoqnu me nga nji supë apo smoothie, që me qëndru i/e ngopun për ma gjatë. N’rast se dëshiron me përgatitë ndonji supë, përgatite supën me kungulleshë dhe parmezan, apo edhe supën virale me domate. Kurse nëse je ma tepër kah anon për smoothie, ne ta rekomandojmë smoothie-n me mango dhe ananas, apo smoothie-n me shegë.