katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    7 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    7 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    7 months ago
    Postimet e fundit
    Tirana pret 55 liderë Europianë më 16 maj, kjo është agjenda
    5 minutes ago
    Kundërshtohet tregu i hapur i energjisë, nuk përjashtohet mundësia e protestave
    49 minutes ago
    Forcim partneriteti Kosovë – Mbretëri e Bashkuar
    1 hour ago
    Trumpi mbërrin në Arabinë Saudite, Musk pjesë e delegacionit
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nxënësit zhvillojnë 10 projekte filmike në kuadër të projektit ‘YESS’ të DokuFest
    3 hours ago
    Kosova e SHBA me marrëveshje për bashkëpunim në siguri dhe komunikim
    4 hours ago
    Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mban koncert në Gjakovë më 15 maj
    5 hours ago
    Kosova dhe Shqipëria së bashku në Marché du Film 2025 në Kanë
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër
    3 hours ago
    Dy foto që tregojnë se si ndryshoi historia e Basel me Xherdan Shaqirin
    7 hours ago
    Sot fillon Festivali i Kanës – ja filmat që garojnë për Palmën e Artë
    10 hours ago
    Fillmi “Mua besoj më shpëtoi portreti” drejt Vjenës dhe Hamburgut
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kompania kineze: ‘Inteligjenca artificiale do t’i bëjë kafshët të komunikojnë si njerëzit’
    19 hours ago
    Huawei sjell laptopin e parë me sistemin e vet operativ
    2 days ago
    Ndryshime të mëdha po vijnë n’Netflix
    5 days ago
    WhatsApp tejkalon 3 miliardë përdorues mujor
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    11 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shumë ujë pak kalori- 9 ushqimet më të mira të verës
    2 days ago
    Italianët porosisin 14 mijë kilogramë pica në ditë
    4 days ago
    Si të bëni cappuccino kremoze me shkumë të pasur pa aparat
    5 days ago
    Në çfarë temperature është më së miri të ftohni pijen e preferuar!
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    7 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Frymëzuar nga “trëndafili i shkretëtirës” -Muzeu Kombëtar i Katarit mahnit me dizajnin e tij!
    2 days ago
    Çelja e tulipanëve në Kanada, mblidhen mijëra vizitorë!
    2 days ago
    Pasaportat më të paprekshme, ja 5 vendet me privilegjet më të mëdha!
    4 days ago
    BBC rendit 9 vende për t’u vizituar në 2025, në listë edhe Shqipëria
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rritet mbikëqyrja publike, kërkohet llogaridhënie institucionale
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Rritet mbikëqyrja publike, kërkohet llogaridhënie institucionale

Last updated: 25/03/2025 11:34 AM
14 Shikime
Shpërndaje
Foto: Ekonomia Online

CorrWatch, nismë e konsorciumit të përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), kanë mbajtur Konferencën e Tretë Vjetore me temë “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Në publikim të këtij raporti u tha se edhe këtë vit si vitet e kaluara është numër i lartë i ushtruesve të detyrës U.D, por sipas raportit, këtë vit është një numër më i vogël me U.D të sekretarëve në ministri.

Arbëresha Loxha- Stublla, drejtoreshë Ekzekutive e GLPS-së, ka thënë se një nga sfidat kryesore të këtij viti ka qenë moslejimi i monitorimit nga disa institucione në rekrutim.

Mundesh me e lexu edhe…

Kundërshtohet tregu i hapur i energjisë, nuk përjashtohet mundësia e protestave

 “Kjo Konferencë Vjetore ka për qëllim të shpalos rezultatet dhe sfidat e identifikuara gjatë monitorimit njëvjeçar (shkurt 2024 – shkurt 2025), në fushat të cilat i mbulon iniciativa CorrWatch, siç janë rekrutimi në sektorin publik, prokurimi publik, shpërndarja e granteve dhe subvencioneve, dhënia e lejeve, licencave dhe tarifave si dhe performanca dhe menaxhimi i ndërmarrjeve publike në Kosovë. Një ndër sfidat kryesore që ka karakterizuar këtë vit ka qenë mungesa e transparencës apo moslejimi i monitorimit nga disa institucione në komponenta të ndryshme. Vlen të ceket Ministria e Financave në rekrutim të disa pozitave, MINT gjithashtu, KPMM dhe Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, e njëjta në monitorim të proceseve dhe në leje në dy komponente”, ka thënë Arbëresha Loxha- Stublla.

Foto: Ekonomia Online

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se luftimi i korrupsionit është një kërkesë kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Ai tha se shoqëria civile po hedh dritë mbi keqpërdorimin e fondeve publike, duke u përputhur me rekomandimet e BE-së për Kosovën për të forcuar transparencën financiare dhe masat kundër korrupsionit.

“Luftimi i korrupsionit nuk është vetëm gjëja e duhur për vendin. Është gjithashtu, siç e dini të gjithë, një kërkesë kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, një rrugëtim që, siç na thuhet rregullisht, 92% e popullit të Kosovës dëshiron ta përfundojë. Falë shumë prej jush, Kosova ka bërë përparime të rëndësishme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Dhe CoreWatch ka luajtur një rol kryesor në këtë proces. Me bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të tjerëve, më shumë institucione po miratojnë rekrutimin mbi bazën e meritës, një kërkesë kryesore e reformave të BE-së për administratën publike”.

“Shoqëria civile po hedh dritë mbi keqpërdorimin e fondeve publike, duke u përputhur me rekomandimet e BE-së për Kosovën për të forcuar transparencën financiare dhe masat kundër korrupsionit. BE-ja e ka bërë të qartë se për të avancuar në procesin e anëtarësimit, Kosova duhet të sigurojë hetime të pavarura, të ndjekë penalisht rastet e korrupsionit në nivele të larta dhe të zbatojë plotësisht reformat gjyqësore që janë në proces”, ka thënë ai.

Ema Pula, hulumtuese në GLPS, e cila prezentoi të gjeturat e raportit, ka thënë se këtë vit numri i pozitave të monitoruara këtë vit është më i madh. Sipas saj, e para është numri i lartë i ushtruesve të detyrës.

Ajo ka thënë se Prokurimi publik vazhdon të mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit, me planifikim të dobët, joreal, me neglizhencë të qëllimshme dhe menaxhim të dobët të kontratave.

“Numri i pozitave të monitoruara këtë vit është më i madh. E, pra është numri i lartë i ushtruesve të detyrës. Tashmë kemi një numër më të vogël të U.D.  Kur flasim për sekretarë në ministri tashmë janë vetëm dy sekretarë U.D. në dy ministri. Prokurimi publik vazhdon të mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit. Të dhënat e monitorimit tregojnë se përgjatë kësaj periudhe kemi pasur planifikim të dobët, ambicioz nga të gjitha institucionet. Korniza legjislative mbetet ende e papërmirësuar as këtë vit. Të grantet dhe subvencionet jemi fokusuar në MKRS dhe MBPZHR. Nuk jemi lejuar që të monitorojmë mbledhjet e bordit të TERMOKOS dhe KEK”, ka thënë Ema Pula./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Sot fillon Festivali i Kanës – ja filmat që garojnë për Palmën e Artë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A do t’i ndalojë BE-ja telefonat në shkollë?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Zjerm” e Shkodrës Elektronike renditet e dyta në sondazhin e Shtypit
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    E konfirmuar: Dua Lipa rikthehet me koncert në Sunny Hill Festival
TAGGED:Corrwatchinsituticionetinstituti GAPlajmellogaridheniatop1tophome2transparenca

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova U21 sot luan me Moldavinë në ndeshje miqësore
Artikulli i ardhshëm ‘Othello’ me Denzel Washington thyen të gjitha rekordet

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Tirana pret 55 liderë Europianë më 16 maj, kjo është agjenda

Lajme

Kundërshtohet tregu i hapur i energjisë, nuk përjashtohet mundësia e protestave

2 Shikime
Lajme

Forcim partneriteti Kosovë – Mbretëri e Bashkuar

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Aplikacioni i AI për gjuhët është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Katror Media dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?