Afati për aplikim në thirrjen për mbështetje financiare studimore në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit është zgjatur deri më 15 prill, shkruan Katror.info.
Kjo thirrje publike synon të mbështesë studimet jashtë vendit në programe të nivelit Bachelor, Master të specializuar, Doktoraturë dhe Pos-doktoraturë.
“Përmes kësaj thirrjeje publike do të mbështeten studimet jashtë vendit në programe të nivelit Bachelor, programe të specializuara në Master, Doktoraturë dhe Pos-doktoraturë. 16 profile në trashëgimi kulturore, 10 në kulturë dhe 9 në sport”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për më shumë detaje mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit, mund të ndiqni linkun: Apliko këtu./Katror.info