Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, duke i uruar suksese në detyrën e tij dhe shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme bullgare ndaj Kosovës, shkuran Katror.info.
Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e Bullgarisë në forcimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe në avancimin e proceseve integruese euroatlantike.
Një nga çështjet e ngritura në bisedë ishte nevoja për heqjen e menjëhershme të masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat, sipas Presidentes Osmani, po ndikojnë negativisht tek qytetarët pa dallim.
Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha si ekonomia, arsimi, kultura dhe turizmi. Presidentja Osmani vlerësoi angazhimin e Bullgarisë për sigurinë rajonale dhe mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit bullgar, Rumen Radev, për Kosovën./Katror.info