Selena Gomez merret me muzikë, aktrim dhe është pronare e markës Rare Beauty. Shumë adhurues të muzikës së saj mund të jenë trishtuar nga lajmi se këngëtarja nuk mendon se do të këndojë gjatë.
“Fillova të argëtohesha me muzikë dhe turneu ishte argëtues. Por në të njëjtën kohë po bëja shfaqjen time televizive, ishte argëtuese, kështu që vazhdova. Por sa më shumë që po zhvillohem, aq më shumë mendoj se dëshiroj të gjej diçka për të më qetësuar, “tha ajo në podcastin Smartless E!news.
“Ndjej se kam një album më shumë brenda vetes, pas të cilit ndoshta do t’i përkushtohem aktrimit. Dëshiroj të pushoj, sepse jam shumë e lodhur”, ishte e sinqertë Gomez.
Albumi i saj i fundit ishte Rare i vitit 2020. Pavarësisht suksesit të saj muzikor, Gomez nuk ka bërë turne që nga viti 2016, të cilin e anuloi për shkak të problemeve të shëndetit mendor që rrjedhin nga diagnoza e saj me lupus. Ajo kishte 55 performanca përpara se të kishte një “çarje mendore” siç e quajti shoqja e saj.
Edhe pse shumë e kujtojnë për herë të parë si këngëtare, muzika duhej të ishte thjesht një hobi për Selenën. Përkatësisht, Selena dëshironte të bëhej aktore dhe ajo u fut në muzikë kur Disney i sugjeroi që të xhironte një album, pasi ishte ylli i serialit të tyre “Wizards of Waverly Place” nga viti 2007 deri në 2012.
Gomez aktualisht luan në serialin “Only Murders in the Building” me Martin Short dhe Steve Martin. Në vitin 2020, ajo themeloi markën Rare Beauty. /Katror.info