Fondacioni nga ‘EDU Courses’, ka filluar regjistrimin për mësime falas për 60 persona, në fushat: linguistikë, inovacion dhe trajnime tjera.
Drejtori dhe inicuesi i këtij fondaconi, në kuadër të kësaj nisme ka ndarë 3 mijë eruo për t’u mundësuar kurse pa pagesë 60 personave në Podujevë.
Ky fondacion vjen si frymëzim nga puna dhe aktivizmi vullnetar i drejtorit të këtij kursi, Genc Rashiti, i cili drejton edhe organizatën jo qeveritare ‘Oaktiv’.
Ditë më parë, Rashiti në një intervistë për Katror ka thënë se organizatën e tij e mbështet edhe nga biznesi i tij privat, për të fuqizuar veprimtaritë e tij vullnetare. /Katror.info
Përgatiti:
