Kompania KIVO LLC Kosova është një kompani holandezo-kosovare që prodhon qese plastike fleksibile për tregun e Evropës Perëndimore dhe jo vetëm.
Një model i suksesshëm dhe gjithëpërfshirës
Fabrika, me mbi 100 punonjës dhe me aksionarë nga Kaçaniku, ka filluar operimin në vitin 2015. Që atëherë e deri sot, njihet si një nga kompanitë më serioze dhe me kredibilitet në komunën e Kaçanikut dhe në Kosovë, për politikat e saj miqësore dhe gjithëpërfshirëse ndaj punonjësve.

Ajo i trajton ata si si aset kryesor të kompanisë duke ofruar përfitime në vendin e punes si:
- Sigurimi shendetësor;
- Mbulimi i transportit;
- Bonuset pozitive;
- Trajnimet e vazhdueshme profesionale.
Kontributi në komunitet dhe mjedis
Përveç kësaj, KIVO LLC Kosova kontribuon strategjikisht në zhvillimin e komunitetit kaçanikas përmes institucionit edukativ BONEVET Kaçanik, që përgatit fëmijët dhe të rinjtë në fushën e teknologjisë.
Me një qasje të përgjegjshme ndaj mjedisit, KIVO operon si një fabrikë zero-waste. Së bashku me fabrikën e saj partnere REKS (Recycle Kosova), kompania riciklon mbetjet e qeseve plastike dhe, përmes reciklatit të përpunuar nga REKS, prodhon sërish plastikë fleksibile. Ky proces ndihmon në përmbushjen e standardeve të ekonomisë qarkore dhe minimizon ndotjen e mjedisit.
Për të ndjekur intervistën e plotë të Diana’s stories kliko në linkun e mëposhtëm:
Artikull i sponsorizuar.