Sopranoja e njohur Adelina Paloja dhe pianistja e talentuar Alba Muçolli-Dehiri do të interpretojnë nesër një koncert-recital klasik në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve, shkruan Katror.info.
Ky koncert është një homazh për komunitetin arbëresh, i cili ka ruajtur gjuhën, traditat dhe shpirtin shqiptar për më shumë se pesë shekuj.
Në programin e koncertit do të përfshihen vepra për vokal dhe piano solo nga disa prej kompozitorëve më të shquar shqiptarë. Ndër to, spikasin “Arbëresh Song” dhe “Këmbanat Arbëreshe” nga Rafet Rudi, si dhe “Aria e Marlulës” nga opera “Dasma Arbëreshe” e Rauf Dhomit. Përveç këtyre, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë edhe vepra të tjera me motive arbëreshe dhe kombëtare.
Ky koncert do të mbahet më 18:30 dhe ofron një mundësi unike për të shijuar muzikën e pasur kulturore të komunitetit arbëresh, duke nderuar trashëgiminë dhe identitetin e tij historik./Katror.info