Raporti i fundit i ACI Europe ka renditur Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë. Sipas të dhënave, aeroporti ka shënuar një rritje mbresëlënëse prej 72.1% të numrit të pasagjerëve krahasuar me vitin 2019, shkruan Katror.info.
Ky zhvillim tregon një rritje të qëndrueshme të kërkesës për udhëtime ndërkombëtare nga dhe drejt Kosovës. Me investime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe zgjerimin e rrjetit ajror, vendi po forcon pozitën e tij si një destinacion kyç në rajon.
Përfaqësues të aeroportit kanë theksuar se ky sukses është rezultat i përkushtimit për zhvillimin e aviacionit dhe ofrimin e një përvoje cilësore për pasagjerët. Me këtë ritëm të rritjes, Aeroporti i Prishtinës pritet të luajë një rol edhe më të rëndësishëm në transportin ajror rajonal dhe evropian./Katror.info