Shqipëria u bë vendi i parë sonte që kaloi në finale të Eurovisionit, me këngën e Albinës dhe Familjes Kelmendi.
Albina dhe familja Kelmendi kanë bërë Liverpoolin dhe skenën e madhe të “Eurovisionit” të jehojë në gjuhën shqipe të enjten.
Këngëtarja nga Kosova ka performuar e 14-a në gjysmëfinalen e dytë. Performanca e saj është pritur me brohoritje të mëdha nga të pranishmit.
Këngëtarja nga Kosova mori votat e publikut për t’u futur në 10 shtetet që siguruan finalen nga 16 gjysmëfinalistët e dytë të enjten.
“Eurovisioni” sivjet organizohet në Liverpool të Britanisë së Madhe, në pamundësi të organizimit në Ukrainë.

Finalen nga gjysmëfinalja e dytë e kanë siguruar edhe Qiproja, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.
Albina dhe Familja Kelmendi e përfaqësuan Shqipërinë si të zgjedhurit e publikut në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili u mbajt në dhjetor./Katror.info