katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    11 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    13 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    13 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    13 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    13 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    14 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    14 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    16 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Anibar” me 210 mijë euro investim, llogaritet t’i ketë sjellë ekonomisë mbi 1.6 milion euro
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Anibar” me 210 mijë euro investim, llogaritet t’i ketë sjellë ekonomisë mbi 1.6 milion euro

Last updated: 11/03/2025 10:22 AM
75 Shikime
Shpërndaje
Foto: Anibar

Ndikimi ekonomik i edicionit të kaluar të Festivalit të animacionit, “Anibar” në Pejë del të jetë mbi 1.6 milion euro sipas të dhënave të shpalosura nga organizatorët. Nëpërmjet një kompanie të angazhuar për ta kryer hulumtimin, del se “Anibar” ka bërë kthim të investimit gati 8 euro për çdo 1 euro të investuar në Festival. Duke marrë parasysh dy komponentë, 200 pjesëmarrës të anketuar dhe të dhëna shtesë të siguruara nga Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia “Idra” ka nxjerrë përfundime sa i përket ndikimit ekonomik e social të festivalit, shkruan KOHA.

Të dhënat tregojnë se edicioni i kaluar i Festivalit, i 15-ti me radhë i mbajtur në korrik, ka pasur 7275 vizitorë. Me temën “Shembe patriarkatin”, Festivali në kinemanë e qytetit “Jusuf Gërvalla”, në “Kino Kubet” e “Kino Liqeni” kishte shfaqur 158 filma në 10 kategori.

Të dhënat e raportit të shpalosur tregojnë se pjesa më e madhe e vizitorëve janë ndërkombëtarë. Ky grup përfshin  47 për qind, gjë që tregon se Festivali tërheqë një audiencë të gjerë nga jashtë vendit. Pastaj, 33 për qind e të anketuarve janë kosovarë që jetojnë jashtë Pejës “duke treguar interes të madh edhe nga komuniteti më i gjerë kosovar”. Veç 11.5 për qind të pjesëmarrësve në këtë ngjarje dalin të jenë vendas, gjë që sipas studimit, reflekton një angazhim të rëndësishëm të komunitetit lokal në këtë ngjarje kulturore. Pjesa tjetër të huaj që jetojnë në Kosovë ose pjesë e mërgatës kosovare në botë. Sipas të dhënave të raportit, 57 për qind e pjesëmarrësve kanë marrë pjesë për herë të parë në Festival dhe kjo tregon se “Anibar” kryesisht po tërheq një audiencë të re.

Mundesh me e lexu edhe…

“Nga ana tjetër, 43 për qind e pjesëmarrësve kanë deklaruar se kanë qenë edhe më parë në festival, duke reflektuar një përvojë pozitive dhe përmbajtje tërheqëse për vizitorët e kthyer”, shkruhet në raport.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Të dhënat nga anketimet nxjerrin në pah se motivi kryesor për pjesëmarrje në “Anibar” vjet qe interesi për filmat e animuar me 77 për qind, pasuar nga dëshira për të shijuar atmosferën me 52 për qind dhe për të mësuar më shumë rreth artit dhe kulturës me 48 për qind. Në pyetjen me shumë përgjigje festat ishin arsye për 45 për qind,  ndërsa 30.5 për qind u tërhoqën nga krijuesit e përzgjedhur. Sa i përket kënaqshmërisë, “shumë të kënaqur” dalin mbi 70 për qind. E me gati 80 për qind arrin shifra e atyre që për Festivalin kanë marrë vesh nga familjarë e miq.

Sipas sqarimeve të shpalosura në raport, llogaritja e shpenzimeve totale është bërë duke u bazuar në dy burime kryesore: Anketa me vizitorët, ku raportuan shpenzimet e tyre si akomodimi, ushqimi dhe pijet, transporti dhe argëtimi; Pjesëmarrësit e festivalit dhe të dhënat e siguruara drejtpërdrejt nga Anibari.

“Për të vlerësuar ndikimin total ekonomik, shpenzimet e përgjithshme të anketës u shumëzuan me numrin total të vizitorëve të festivalit, sipas të dhënave të pjesëmarrjes të siguruara nga Anibar. Kjo metodë supozon se mostra e të anketuarve përfaqëson edhe trendin e shpenzimeve të popullsisë”, shkruhet në raport.

Të dhënat tregojnë se Banorët e Pejës shpenzojnë mesatarisht 7.65 euro, duke përfituar nga afërsia me vendin e festivalit, kosovarët që jetojnë jashtë Pejës kanë shpenzime më të larta me një mesatare prej 16.37 eurosh, kurse diaspora që vjen për festivalin shpenzon rreth 23.33 në ditë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ndërsa ata që vizitojnë të afërm gjatë festivalit shpenzojnë mesatarisht 50.67 euro. Të huajt që jetojnë në Kosovë shpenzojnë 13.72 euro,  vizitorët ndërkombëtarë që vijnë nga jashtë shpenzojnë 48.51 euro”, shkruhet në raport.

Hulumtimi tregon se shpenzimet e akomodimit përfaqësojnë një nga kategoritë më thelbësore, ku pjesëmarrësit shpenzojnë mesatarisht 66.10 euro duke çuar në një shpenzim total të vlerësuar prej 480 mijë e 877.50 eurosh “Transporti ishte kategoria më e lartë e shpenzimeve individuale, me të pranishmit që shpenzuan mesatarisht 75,80 euro, duke gjeneruar gjithsej 551 mijë e 445euro.  Blerjet, duke përfshirë suvenirët, përbënin një pjesë më të vogël të totalit, me të anketuarit që raportuan shpenzime mesatare prej 14.30 eurosh dhe një total të kombinuar prej 104 mijë e 32.50 eurosh.

“Në total, shpenzimet e vlerësuara të konsumatorëve në të gjitha kategoritë arrijnë në 1,671,067.50 euro. Kjo shifër ofron një skenar real të ndikimit ekonomik të festivalit, duke kapur mënyrat e ndryshme në të cilat pjesëmarrësit kontribuuan në ekonominë lokale gjatë pjesëmarrjes së tyre”, shkruhet në raport. Qëndrimi mesatar i vizitorëve është llogaritur të jetë  3.7 ditë.

Aty bëhet e ditur se financimi i përgjithshëm i Festivalit ishte bërë me 210 mijë e 273.37 euro, ndërsa shpenzimet e konsumit ishin  1 milion e 671 mijë e 67.50 euro.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Rezulton se kthimi në investim ishte 7.94 euro.  Pra, për çdo 1 euro të investuar, festivali ka gjeneruar 7.94 euro  në ekonominë e përgjithshme”, shkruhet në raport.

Udhëheqësi i organizatës “Anibar”, Vullnet Snaja, ka thënë se të dhënat tregojnë për ndikimin e madh të festivalit si në aspektin social edhe atë financiar.

“Tregohet për ndikimin në ekonominë lokale. Investimi që bëhet në kulturë tregohet se kthimi është shumë më i madh. Është tregues se investimi në kulturë ka edhe ndikim të madh ekonomik”, ka thënë ai. Sipas tij, numri i pjesëmarrësve apo vizitorëve nxirret nga biletat që janë shitur e shpërndarë, përfshirë punëtorë, shfaqjet e filmave, panelet e ndejat. Ka thënë se kjo ishte era e parë që “Anibar” ka nxjerrë një hulumtim të tillë dhe se do të vazhdohet kësisoj çdo vit.

“Është mirë që niveli lokal të jetë më i kujdesshëm ndaj organizimeve kulturore e sidomos në infrastrukturë kulturore”, ka thënë Sanaja.

Në edicionin e vitit të kaluar qe filmi “Zima” me kërkim lirie e konflikt gjeneratash që mori shpërblimin kryesor  triumfon në “Anibar”.

Është rrëfim që haset në secilin vend. Por kësaj radhe vinte nga Polonia. Në shtetin që i takoi bllokut të mbyllur të Lindjes, të rinjtë janë në hall me lirinë e tyre. Konflikti midis gjeneratave është i përhershëm. Me krejt telashet e peripecitë që nuk ndalen. Nuk bëhet fjalë për betejë, por për luftë që s’i dihet fundi. Rrëfimi i animuar nën titullin “Zima” me aurorë Tomek Popakul dhe Kasumi Oz kishte bërë jurinë për vete. Juria në përbërje të Jane Lyngbye Hvid Jensen nga Danimarka, Nadja Andrasev nga Hungaria, Yiorgos Tsangaris nga Qiproja, Gerben Schermer nga Holanda e Amanda Bonaiuto nga SHBA-ja ka vendosur që ky film të jetë fituesi i Garës Ndërkombëtare./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:anibarFestivali i filmit te animuarinvestimetlajme të mirandikimi ekonomikPejetoptophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve me ndeshjet e dyta të fazës së 1/8-tës
Artikulli i ardhshëm Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Islanda

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani

19 Shikime
Lajme të mira

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

19 Shikime
Lajme të mira

FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?