Ansambli folklorik “Gjilani” do të marrë pjesë në një festival kulturor ndërkombëtar në Sllovaki nga 11 deri më 15 shtator, duke prezantuar traditat dhe vlerat artistike shqiptare përpara një audience të gjerë, shkruan Katror.info.
Ky angazhim shënon një mundësi të rëndësishme për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare, duke sjellë përmes muzikës dhe valleve folklorike pasurinë e identitetit tonë kombëtar.
Pjesëmarrja në këtë festival është rezultat i përkushtimit të ansamblit për ruajtjen dhe prezantimin e folklorit, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga CIOFF Kosova dhe z. Arsim Abazi, të cilët kanë luajtur një rol kyç në fuqizimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Ansambli “Gjilani” shpreh mirënjohje për këtë mundësi dhe shpreson që performanca e tij të shërbejë si një urë lidhëse mes kulturave, duke promovuar dialogun dhe bashkëpunimin përmes artit dhe traditës./Katror.info