Arbëreshët që jetojnë në në provincën e Palermos në Sicili, “Piana degli albanesi” (Hora e Arbëreshëve), janë një nga 13 kandidaturat italiane që garon për vlerësimin “Etiketa e Trashëgimisë Kulturore 2023” (European Heritage Labe).
Kryetari i bashkisë Piana degli Albanesi, Rosario Petta, thotë që në datën 1 mars, dy kandidaturat më të mira do të paraqiten pranë Komisionit Evropian për të pritur më tej se kush do ta meritojë atë.

Piana degli Albanesi është ndër qytezat më të populluara me arbëreshë, ndër 52 të tilla që numërohen në Itali.
Në vitin ‘600 aty u ngrit shkolla e parë evropiane ku mësohej edhe shqip.
Ai u shpreh se prej 5 vjetësh është investuar në ruajtjen e raporteve dhe rritjen e bashkëpunimit edhe e shqiptarët e Kosovës.

“Nga terminologjia historike që vazhdojmë të përdorim merremi vesh në shqip. Prej 5 vitesh kemi investuar ë ruajtjen e raporteve edhe me Kosovën. Unë jam president i këshilli të bashkëpunimit të arbëreshëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Për ne është shumë e rëndësishme që të intensifikohen këto elementë për të qenë sa më të lidhur me tokën mëmë, Shqipërinë”./Katror.info