Ari ka arritur një vlerë rekord në tregje, duke mbërritur në 3148.8 dollarë për ons (28 gramë) në mëngjesin e së martës, sipas raportimeve të “The Guardian”. Ky rritje e çmimit ka ndodhur në një periudhë kur nervozizmi ka prekur të gjitha tregjet financiare dhe ekonominë botërore.
Rritja e çmimit të arit ka ndodhur në prag të 2 prillit, datë që po cilësohet si “dita e çlirimit” nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka premtuar të prezantojë një plan të ri tarifash të mërkurën. Trump ka shprehur se tarifat janë një mjet për mbrojtjen e ekonomisë amerikane nga “gara jo e drejtë botërore” dhe ka paralajmëruar se këto masa do të kenë ndikim global.
Kjo rritje e çmimit të arit përbën gjithashtu tremujorin më të fuqishëm të arit që nga viti 1986, duke reflektuar pasigurinë dhe tensionet e vazhdueshme në tregjet ndërkombëtare./Katror.info