Këngëtari i njohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi, ka njoftuar rikthimin e tij në muzikë me një album të ri.
Pas një periudhe pauze, Armend Rexhepagiqi ka bërë të ditur rikthimin e tij në muzikë dhe se shumë shpejt do të publikojë albumin e tij të ri, të titulluar “Dashni e vjetër”.
“Shumë shpejt atyre do t’ju bashkangjitet edhe albumi im i ri “Dashni e vjetër” me këngët më të reja që, shpresoj, do t’arrijnë ta forcojnë dashurinë e vjetër mes juve dhe meje”, shkroi ai.
Ndërkohë, adhuruesit e muzikës së tij mund të dëgjojnë tashmë tetë albumet e punuara gjatë viteve të kaluara, të cilat janë të disponueshme në platformat kryesore digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music, YouTube, Deezer, TikTok, si dhe në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.
Rexhepagiqi ka falënderuar skuadrën e tij për punën e palodhshme në arkivimin, remasterizimin dhe vizualizimin e të gjitha këngëve, duke shprehur mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe dashurinë që ata kanë treguar gjatë gjithë procesit. /Katror.info
Përgatiti:
