katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Rritja e turizmit ngadalësohet në raport me vitin e kaluar
    18 minutes ago
    IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, këto janë këshillat
    25 minutes ago
    Fundjavë me diell – maksimalja 40°C
    2 hours ago
    Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    15 minutes ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    2 hours ago
    EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik
    18 hours ago
    Rikthehet në funksion Starlink i Muskut
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    18 hours ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    1 day ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    1 day ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    5 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    5 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    19 hours ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    3 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    6 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Arritjet e shkëlqyera të Mirlinda Ademit në mjekësi
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Arritjet e shkëlqyera të Mirlinda Ademit në mjekësi

Last updated: 19/02/2024 5:21 PM
220 Shikime
Shpërndaje
Foto: albinfo.at

Para se të merrte bursën në Universitetin e Cambridge-it në Angli, Mirlinda Ademi fiton disa çmime me punën shkencore. Çmimin “Erwin Wenzl Preis” e fiton për punimin më të mirë të diplomës në Vjenë, ndërsa “Stephen W Kuffler Award” në Hungari, si shkencëtare e re më e talentuar në BE.

Një tjetër histori suksesi e vajzave shqiptare në Austri. Bëhet fjalë për Mirlinda Ademin, një vajzë tejet e thjeshtë, por me një vullnet shumë të madh. Mirlinda është lindur dhe rritur në Linz, ndërsa me prejardhje është nga Gostivari. Në Linz ajo ka mbaruar shkollën e mesme. Studimet e mjekësisë i ka mbaruar në Vjenë në vitin 2018, ndërkohë vitin e fundit të studimeve e ka kryer në Zvicër ku dhe ka bërë praktikën, shkruan albinfo.at.

“Para se të merrja bursën e fakultetit Cambridge fitova disa çmime me punën shkencore që bëja në lidhje me arterosklerozën në fakultetin e mjekësisë në Vjenë. Ato janë “Erwin Wenzl Preis” që e fitova për punimin më të mirë të diplomës dhe “Stephen W Kuffler Award” në Hungari për shkencëtarët e rinj më të talentuar në BE si dhe disa çmime të tjera nga Meduni Wien dhe në kongrese”, thotë ajo.

Mundesh me e lexu edhe…

Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro

Pasioni për shkencën dhe vullneti i madh e frymëzojnë të vijojë studimet postdiplomike për doktor shkence të mjekësisë në Universitetin e “Cambridge” në Britaninë e Madhe. Për të studiuar në këtë universitet, ajo fiton 2 bursa. Në tetor të vitit 2018 fillon studimet për doktoratë dhe në vitin 2023 mbron titullin me temën “Roli i gjeneve SARM1 dhe NMNAT2 për sëmundjet nervore.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjatë kohës së punimit të doktoratës, Mirlinda është marrë me hulumtime shkencore në departamentin e Shkencave klinike neurologjike. Një nga fokuset e punës së saj shkencore është se, pse disa individë janë më të predispozuar të kenë sëmundje degjenerative të trurit dhe çfarë faktorësh luajnë rol, sidomos në aspektin gjenetik.

Tashmë ajo punon në një spital në Heidelberg, Gjermani, si mjeke asistente në departamentin neurologjik. Qëllimi i saj kryesor është që dikur të kombinojë punën klinike me atë shkencore.

Pse e zgjodhi Mirlinda degën e mjekësisë?

“Prindërit e mi, Hashim dhe Lumnije Ademi, kanë sakrifikuar shumë si emigrantë në Austri për të na mundësuar ne fëmijëve një jetë më të mirë. Janë ata të cilët i falënderoj, pasi që në vegjëli na e kanë bërë të qartë se dituria dhe edukimi janë çelësi i suksesit”, thotë ajo dhe vazhdon:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ëndrra ime, që e vogël, ka qenë të bëhem mjeke ose shkrimtare. Që herët lexoja libra me prindërit megjithatë duke u rritur më janë shtuar interesat, gjë kjo që ka ndikuar në formimin tim të gjithanshëm“.

Mirlinda beson se fati është ai që vendos ose të shtyn në rrugën e duhur. Pra, ndodh shpeshherë që jeta të na japë një drejtim të cilin ndoshta nuk e kemi imagjinuar. Në moshën 17 vjeçare nuk e kishte idenë se ç’do të thotë të hulumtosh apo të punosh në një laborator. Ideja e saj ishte të provojë në atë kohë duke dërguar E-Mail-e për të bërë një praktikë në laborator dhe pikërisht këtu i vjen një përgjigje nga një profesor gjerman nga Freiburg-u, i cili i thotë që nëse ka dëshirë dhe vullnet ajo do të jetë e mirëpritur. Në këtë rrugë, Mirlinda konkurron në Land Oberösterreich tek “Stiftung Talente” dhe fiton një bursë për në Freiburg, ku dhe punon në laborator me të njëjtin profesor, i cili është për të mentori kryesor në nismën e karrierës së saj.

Në Freiburg i ka lindur dhe dëshira për t´iu përkushtuar kërkimeve shkencore, pasi ajo mendon se kjo e çon shkencën përpara dhe mundëson përparim në çdo drejtim. Në fakt nuk e kishte menduar fillimisht që do të punonte si mjeke, pasi kërkimet shkencore janë pasioni i saj, ajo thekson, që për tu bërë hulumtues, pra shkencëtar i mirë, duhet patjetër dhe formimi mjekësor, sidomos i anatomisë së trupit.

“Mjekësia si degë është shumë e gjerë dhe e përgjithshme, ajo mund të krahasohet me një oqean, ndërkohë që ti kur studion një degë të saj ke arritur thjesht të prekësh me gisht sipërfaqen e oqeanit. Mjekësia ka për mendimin tim shumë anë të dobishme, kur punon me pacientë ti zbulon dhe anën sociale e njerëzore, pacientët janë falënderues dhe për gjënë më të vogël pasi bëhet fjalë për shëndetin e tyre. Nuk është e rëndësishme se çfarë ke zgjedhur të bësh, por është me rëndësi ta bësh me dëshirë e vullnet“.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndryshimet midis Vjenës dhe Londrës

Dallimi kryesor midis këtyre dy institucioneve, duke marrë parasysh këtu që bëhet fjalë për universitetin “Cambridge”, i cili është mbi 800 vjeçar dhe po ashtu shumë i famshëm, është kualiteti i studimeve. “Cambridge” është një universitet me traditë të vjetër dhe sigurisht ka mundësinë e zgjedhjes absolute të studentëve si dhe të stafit akademik nga e gjithë bota. Atje mundësitë për mjekë, shkencëtarë etj. janë shumë të mëdha. Mirlinda, tregon se Vjena dhe Austria kanë gjithashtu fakultete shumë të mira, por diçka që në Austri mungon, janë programet speciale nëpërmjet të cilave dallohen dhe zgjidhen talentet e reja.

Mirlinda thotë se të studiosh në universitetin “Cambrigde” apo universitete të tjera prestigjioze, asnjëherë mos e mendoni që është diçka e pamundur.

“Unë gjithnjë kisha menduar se të studiosh në një universitet si “Cambrigde”, “Oxford”, “Harvard” etj. është e pamundur për njerëzit normalë, por nuk është fare ashtu. Ashtu si ia arrita unë mundet gjithkush tjetër, i cili ka vullnet dhe është këmbëngulës mund të arrijë të njëjtën, por ndoshta edhe më shumë. Me rastin e këtij artikulli unë dhe ofroj ndihmën time për të gjithë ata studentë të cilët duan të bëjnë këtë rrugë, psh. për të bërë aplikime apo për mbështetje dhe mentorim”, shprehet Ademi./albinfo.at/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ka rinovuar kontratën me Mallorcan, Vedat Muriqi zbulon se sa fiton
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    SHBA-ja sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kushtetuesja ua ndalon deputetëve vendimet pas kalimit të afatit 30-ditor
TAGGED:CambridgeLajme te miraMirlinda AdemiMjekesishkencetaretopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Kosova një vend i veçantë që meriton sukses”
Artikulli i ardhshëm Amaury Guichon krijon veturën sportive F1 tërësisht nga çokollata

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro

1 Shikim
Lajme të mira

“Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët

2 Shikime
Lajme të mira

EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?