katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    “WTF” – çfarë ndodhi në Anibar 2025?
    2 hours ago
    UP dhe Kolegji i Kirurgëve themelojnë Qendrën për Kërkime dhe Trajnime të Avancuara në Mjekësi
    3 hours ago
    Sunny Hill Festival – rishikimi i kufijve dhe ngritja e një kombi
    3 hours ago
    Ambasadorët deklarohen pas moskonstituimit të Kuvendit
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik
    2 hours ago
    Rikthehet në funksion Starlink i Muskut
    2 hours ago
    ‘Sunny Hill Festival’ me pikë të shitjes së biletave në sheshin “Zahir Pajaziti”
    2 hours ago
    FSK mbështet Policinë e Kosovës
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 hours ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    9 hours ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    10 hours ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    4 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    4 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    3 hours ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    2 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    5 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Art, muzikë e teatër – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Art, muzikë e teatër – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

Last updated: 07/04/2025 10:10 AM
49 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast

Eh, plakat po shkundën, ama edhe po na ftojnë me dal prej shpisë sepse kjo javë e prillit ka plot ngjarje tepër t’mira, me njerëz tepër t’mirë në vende tepër t’mira. Tepër, tepër mo… Ma s’pari e keni ekspozitën personale të Jetmir Idrizit me përvojat e tij underground prej rrugicave të Kosovës e të Berlinit në favellat braziliane, me fotografi që janë të mbushuna me jetë dhe pasion. Masnej e keni një duet ngjarjesh në Shqipni nga organizata e famshme Art Explora: hapja e projektit të artit kontemporan në ish-residencën e diktatorit Enver Hoxha dhe festivali artistik mesdhetar me ekspozita ne një anije në Durrës. Shkelzen Maliqi osht kurator i ekspozitës së piktorit të famshëm të ndjerë Daut Berisha në Hanin e Dy Robertëve, ndërsa galeria GOCAT në Tiranë po e ekspozon artistin Faton Kryeziu.

Në Gjilan, Fatos Berisha po sjellë premierë teatrale të shfaqjes së tij “God Bless America”, ndërsa në Prizren, Kino Lumbardhi po e mban një seminar interesant disaditor për marrëdhënien e qytetit me lum. Kino Armata në Prishtinë mysafir e ka regjisorin meksikan Tin Dirdamal me filma dhe punëtori.

Mundeni edhe me kcy ton natën në Zone me super eventin SUNRISE, ose në Soma me Sgamo.

Mundesh me e lexu edhe…

Barcelona e gatshme ta rivalizojë Real Madridin për nënshkrimin e Konates

E krejt në fund, po ju rekomandojmë edhe teshat e Kaonë, t’mira si për netët e gjata n’club edhe ditët e gjata n’festival.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qe pra. A ju thamë që kemi plot goodies për këtë Monday Marks!

Me pa: Ekspozita personale e Jetmir Idrizit / Galeria Kombëtare e Kosovës

Galeria Kombëtare e Kosovës me 10 prill e ka ekspozitën personale të artistit Jetmir Idrizi të titullume “Fuqia e dëshirës “, e kurume nga Camille Cousin. Jetmir Idrizin e kena dost por s’pe lavdojmë se e kena dost po se osht njani prej fotografëve ma të dallum nga Prishtina, i cili e ka ndërtu një karrierë nime të pasun përmes një vizioni të tij që fokusohet në rrëfimet njerëzore, identitetin dhe çashtjet sociale. Me një përvojë të gjatë si fotoreporter dhe një formim në gazetari, Jetko ka zgjedhë me ndjekë rrugën e fotografisë artistike dhe dokumentare, tu shku në vende e tu kap momente që pak kosovarë kanë guxu/mujt/dashtë. Një nga projektet ma të njohuna të tij, “TransBrasil”, i nisun në vitin 2015, eksploron jetën dhe identitetin gjinor të komunitetit transgjinor në Brazil. Ky cikël fotografik theu tabu, tu i dhënë një zâ dhe një fytyrë një komuniteti të margjinalizum, dhe u vlerësu me çmimin e parë në kategorinë “Fushatë” në Sony World Photography Awards në vitin 2016. Fotografia e tij karakterizohet nga ndjeshmëria, kompozimi i fuqishëm vizual dhe një qasje etike ndaj subjekteve që portretizon. Jeton mes Berlinit, Prishtinës dhe Buenos Airesit, tu vazhdu të prodhojë vepra që sfidojnë normat, frymëzojnë dialog dhe rikujtojnë se njerëzillaku osht thelbi i artit vizual.

Me përjetu: Festivali mesdhetar Art Explora / Tiranë dhe Durrës

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

S’po dijna qysh me ja nis me spjegu krejt këtë eksplozion aktivitetesh në Shqipni nga Art Explora? Kjo osht një organizatë e madhe evropianë qe promovon art e kulturë ne shumë forma. Në Tiranë, ish-residenca e Enver Hoxës në bllok “Vila 31” (ku osht e angazhume edhe shoqja jonë Nita Deda) po organizon Javën e Studiove të Hapura prej datës 9 deri më 13 prill për me festu hapjen e madhe të kësaj residence që tash ka fokus artin. Mundeni me zbulu këtë hapësinë të sapo rinovuar, me artistët e parë rezidentë dhe me një program aktivitetesh kulturore të hapura për të gjithë. E masnej në Durrës, nga data 10 deri më 21 Prill, mundeni me përjetu një program dinamik të kurum nga Arnisa Zeqo, (e aty e kemi edhe Rina Metën) me performanca, koncerte, poezi, punëtori dhe anijen-muze të parë në botë, ku ju presin përvoja unike si në anije ashtu edhe në port. Dmth SaBotaaaa…

Me pa: Ekspozita e punimeve të Daut Berisha / Hani i Dy Robertëve, Prishtinë

Ma s’miri po ju tregojmë çka po thotë kuratori Xeni Maliqi për këtë ekspozitë, që mbahet në Hanin e Dy Robertëve me 9 prill, në ora 19:00: “Nga piktorët modernistë kosovarë që karrierat artistike e kanë zhvilluar jashtë Kosovës, Daut Berisha (1946-2023) është ndër më të famshmit si emër por që, paradoksalish, vepra e tij nuk njihet pothuajse fare. Po kërkove informacione për artin e tij në publikimet e pakta të respektueshme për artin modern të Kosovës, mund të gjesh vetëm disa reprodukime të veprës “Triptik” të vitit 1980, dhe nga disa reprodukime nga i ashtuquajturi “Cikli blu”. Aty-këtu eventualisht gjenden edhe reprodukcionet e cilësisë të dobët të disa pikturave dhe skulpturave, si dhe shkrime dhe raporte gazetareske mbi ekspozitat në Francë ku jetonte dhe punonte prej vitesh… Falë bashkëpunimit me vëllaun e tij Arben Berishën, na u dha mundësia që të prezentojmë punët e hershme të Dautit, vizatimet dhe skicat, një sihariq përmes të cilit publiku i Kosovës do të mund të sheh hapat e tij të parë në krijimtari, kur hulumtonte dhe në mënyrë të padjallëzuar shpaloste talentin e tij.”

Me pa: Premiera teatrale “God Bless America” të Fatos Berishës / Teatri i Gjilanit

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hmmmm çfarë rrëfimi?! Fatos Berisha osht edhe autor edhe regjisor. Ngjarja? Qe e lexoni e hec e mos e këqyreni: “God Bless America është historia e katër shitësve të Biblës. Katër shokë, pasi marrin një trajnim nga një specialist shitjeje dhe adresa e sugjerime nga kisha se ku mund të shesin Biblën dhe materiale të tjera religjioze, shetisin në çdo shtet të Amerikës për të shitur Biblën dhe kështu të sigurojnë mireqenien familjare. Ata futen në shtëpitë e njerëzve dhe përpiqen, me metoda të ndryshme, t’i bindin ata të blejnë Biblën. Në rrugëtimin e tyre takojnë njerëz nga shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe nuk kursejnë metoda për të shitur biblat. Në një mini-univers të xhunglës bashkëkohore të mbijetesës, ata udhëtojnë nëpër ‘vendin e mundesive – Amerikën’, duke u shtirur si “engjej” në punë dhe duke u shfrenuar në privatësinë e hoteleve dhe dhomave të tyre.” Premiera osht me datën 9 prill në Teatrin e Gjilanit.

Me marrë pjesë: Seminari “Lumbardhi 101” / Kino Lumbardhi, Prizren

Nuk rekomandojmë shpesh seminare, por programi i këtij na intrigoi, plus organizohet nga Lumbardhi. PLUS na nga qyteti pa lum xhelozojmë për qytetet që kanë lum. Seminari Lumbardhi 101: “Si të jetojmë në botën e lumit” zhvillohet më 11 dhe 12 prill në Kino Lumbardhi, dhe e mban në fokus jetën rreth lumit Lumbardhi në qytetin e Prizrenit. Qe pak intro për këtë ngjarje nga vetë organizatorët: “Për një kohë të gjatë, lumi Lumbardh ushqeu jetën, fuqizoi ekonominë dhe formësoi praktikat shoqërore e kulturore të qytetit. Sot, ai përballet me ndotje dhe neglizhencë, i shkëputur nga shoqëria. Lumbardhi 101 është një seminar eksplorues që e adreson këtë gjendje, duke sjell së bashku perspektiva nga ekologjia, urbanizmi, arti, gjuha dhe antropologjia për të ripërfytyruar lumin si një e përbashkët—jo thjesht si një burim, por si një hapësirë kujtese, lidhjeje dhe rigjallërimi. Përmes hulumtimit, dialogut dhe përvojave të ndara, synon të rilidhë banorët njerëzorë dhe jonjerëzorë me ujërat e Lumbardhit dhe të imagjinojë të ardhmen e tij të mundshme.” Super a po?

Me këqyr e me marrë pjesë: Punëtori me Tin Dirdamal dhe premiera e filmit të tij “Saigon. Kosovo” / Kino Armata, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Armata e ka një javë interesante me mysafir interesant. Tin Dirdamal osht një regjisor autodidakt dhe montazhier jo bash konvencional—i njohun për aftësinë me montu “filma të pamundur”. I lindun jo larg kufirnit SHBA-Meksikë, me studime formale në inxhinieri, Dirdamal e mat suksesin e filmave të tij sipas asaj se sa shumë arrin me braktisë gjatë procesit. Gjithashtu autodidakt në psikologji dhe arkitekturë, mjetet e tij ma të dobishme janë dyshimi dhe kontradikta. Në Armata vjen me një workshop me 8-9 prill (duheni mu regjistru), por edhe me shfaqje të filmave, prej të cilëve filmi i shkurtë “Saigon. Kosovo.” na la përshtypje. Veq lexojeni ngjarjen! “Një gru pëson një aksident në Prishtinë. Kur zgjohet, ajo flet vijetnamisht — një gjuhë që nuk e kishte folë kurrë. Një ushtar amerikan pëson një traumë në kokë gjatë një beteje në Luftën e Vietnamit dhe harron qysh me folë anglisht. Kjo është një histori dashurie mes njerëzve që nuk do të takohen kurrë.” Wow. Weird. Wonderful.

Me pa: Ekspozita “Life & Death” e Faton Kryeziu / Galeria GOCAT, Tiranë

GOCAT osht një galeri relativisht e re private në Tiranë, e hapun prej fondacionit Mane. Pranvera në galerinë GOCAT po ja nis me “LIFE & DEATH” – ekspozitën e parë në Shqipni të artistit kosovar Faton Kryeziu dhe Suzana Varvarica, kuratore. Sipas kuratores: “me ngjyra dinamike dhe tekstura të forta, Faton Kryeziu sjell një rrëfim të thellë mbi ciklin e jetës dhe vdekjes, duke ftuar publikun në një dialog përtej telajos. Në këtë ekspozitë, hapësira bashkëkohore e galerisë GOCAT shndërrohet në një udhëtim artistik ku drita dhe errësira, fillimi dhe fundi, takohen në një harmoni dinamike. Për piktorin Faton Kryeziu ‘Jeta dhe Vdekja’ është realiteti se gjithçka që ka fillim ka dhe fundin e vet.” Ekspozita hapet me 10 prill në ora 7.

Me kcy: SUNRISE x ZONE CLUB / Zone Club, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kolektivi Sunrise po vjen me eventin e parë në Kosovë, ku tjetër pos në Zone.
Line-upi me Anite, Cap, Gescu, Herodot, Liburn pa dyshim që ka me majt skenën deri n’sunrise. Sunrise po thotë: “Na jena gjithmonë të lumtun me bo miq të ri dhe kujtime të mjegullume, prandaj na u bashkoni për debutimin tonë në Prishtinë, më 12 prill, në Zone Club, për një event me stil që do të mbyllet me disa nga talentët tanë më të mirë.” Sunrise it is!

Me kcy: Ndeje me SGAMO / Soma Book Station, Prishtinë

Soma Book Station ka diçka koxha speciale këtë javë! Të shtunën me 12 prill, prej orës 20:00. Me plot entuziazëm po fillojnë sezonin e ri tu mirëpritë njo prej DJ-ve ma të guximshëm dhe më të gjithanshëm të Italisë—SGAMO. Nga performancat në Boiler Room e deri te stejxhi Säule të Berghain, e deri te mix-et speciale në SiriusXM dhe NTS, SGAMO ka shtrirë kadal-dale por fuqishëm kufijtë e muzikës për kllabing në çdo drejtim. Përzgjedhjet e tij përziejnë afrobeat, baile funk, jersey club, rap, edit-e, perkusion të papërpunuar dhe kthesa të papritura. Soma po doket vend perfekt për qit kombinim. Shihemi te veni! Plus ata koktellaaa…

Mu vesh: Kaonë / Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

eshat e Kaonë janë një festë për sy dhe për shpirtin rebel urban. Koleksionet e saj i përkasin një bote ku ambëlsia takohet me guximin, ku sensualiteti vjen me një buzëqeshje të lehtë dhe një attitude “kqyrëm mirë se s’ki me m’harru”. Prerjet janë flirtuse, shpeshherë të zhveshuna aty ku duhet, ama kurrë banalisht, qysh dijmë me tepru kanihere.

Ngjyrat? Andërr! Nga pastelet e buta që t’i përkëdhelin sytë, e deri te neonët që bërtasin “shine! shine! shine!”, Kaone e din qysh me bo trupin me folë, pa thanë asnjë fjalë. Janë tesha që s’i blen veç për një darkë — ato dojnë me dalë nëpër netë urbane, me kcy nëpër festivale, me shkëly nën dritat e një nate të gjatë verore.

Marrë nga Suzanne Podcast.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    SHBA-ja sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kushtetuesja ua ndalon deputetëve vendimet pas kalimit të afatit 30-ditor
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në shfrytëzim për 99 vjet
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Reuters”: Zbulohet në Shqipëri vendbanimi më i vjetër nën liqen në Evropë
TAGGED:art kontemporanekspozitaKatrori ytMonday MarksmuzikeSuzanne PodcastTeatritop3tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shkencëtarët vënë në shënjestër bletët mbretëresha për të zbuluar sekretin e jetëgjatësisë
Artikulli i ardhshëm Kallas sot nis vizitën në Ballkan

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Galeri, operë, teatër i hapur e sesione muzikore – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

7 Shikime
Katrori YT

Netflix publikon trailer-in zyrtar të sezonit të fundit të “Stranger Things”

5 Shikime
Katrori YT

Rinesa në DAZED, larg shpisë së gjyshes që pjek pite

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?