katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    17 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    17 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    13 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    9 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    17 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    17 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    9 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    9 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    9 hours ago
    RLIOF zbarkon në Kosovë nga korriku
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    3 days ago
    MrBeast thyen rekord të ri botëror, kalon 400 milionë abonentë në YouTube
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    3 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    3 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    5 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Balet, premiera teatrale, javë frankofone e party elektronike – disa nga sugjerimet e Suzanne Podcast për këtë javë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Balet, premiera teatrale, javë frankofone e party elektronike – disa nga sugjerimet e Suzanne Podcast për këtë javë

Last updated: 17/03/2025 10:35 AM
54 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcasts

U nxeh koha, ja nisëm me nejt në teraca, ama tu e ditë Kosovën sagllam ka mu ftofë prapë, kështu që ja ku e keni një Monday Marks të nxehtë me plot rekomandime. Baleti Kombëtar dhe Teatri Kombëtar kanë premiera; Po fillon Java e Frankofonisë me Oda Halitin në tetanin Oda; arkitektët dhe dashamirët e arkitekturës mujn me marrë pjesë ne SHARE forum.

Ka edhe ekspozite ne Europe House nga Ulpiana Kurtaj; dy evente elektronike në Tiranë Psysphere dhe Anfisa Letiago në Parkun Olimpik. E rekomandojmë edhe albumin e ri të Bletës Përtace por edhe numrin e ri të revistës Me Diell dhe krejt në fund edhe do kimchi të fermentume nga prodhuesit Toka, sa me spajsirat pak të përditshmen. A ju thamë që keni gjithçka!

Me pa: Shfaqja e baletit “Deadline” nga Baleti Kombëtar i Kosovës / Pallati i Rinisë, Prishtinë

Mundesh me e lexu edhe…

Si të ndihesh më pozitiv – pa u shtirur

Na në Kosovë nuk e dijmë mo se çka osht gazeta se s’kemi gazeta të shtypuna, por mujm me përjetu atmosferën e punës në gazetë nëpërmjet baletit! Koxha koncept intrigues, por “Deadline” osht një balet bashkëkohor nga koreografi Sead Vuniqi, që ju çon në botën e një redaksie gazete në kulmin e epokës së artë të shtypit – vitet 1920 në një metropol evropian. Përmes një gjuhe lëvizjeje dinamike dhe ekspresive, shfaqja pasqyron energjinë dhe përkushtimin e këtij mjedisi të gjallë, ku bashkëpunojnë gazetarë dhe fotoreporterë, gazetarë të rinj, një magnat i shtypit, punëtorë, stenografistë dhe sekretare. Rezervoni datat 20 dhe 21 mars e mos e humbni rastin me pa këtë krijim të ri të Baletit Kombëtar të Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me marrë pjesë: Java e Frankofonisë / Kosovë

Frankofonë janë ata që flasin frangjisht, e Java e Frankofonisë osht java tradicionale vjetore dedikume kulturës, artit dhe gjuhës françeze dhe organizohet nga ambasadat e shteteve frankofone si Franca, Luksemburgu, Belgjika. Ka filma, muzikë, shfaqje, punëtori nga Prishtina deri n’Gjakovë, por kjo javë në Kosovë po fillon me një mbramje me muzikë nga DJ Oda Haliti dhe valltarët Unisson – Duo Démazure nga Parisi. Festa e madhe frankofone mbahet në teatrin Oda (haha! Oda n’Odë), me 21 mars, nga ora 19:00.

Me pa: Shfaqja teatrale “Te turpëruarit” / Teatri Kombëtar, Prishtinë

“Te turpëruarit” osht premierë musafire në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, një bashkëpunim i artistëve teatror nga Prishtina dhe Tirana që trajton identitetin, kulturën dhe konfliktet ndërkulturore në shoqërinë moderne. Përmes dilemave të personazheve, shfaqja sfidon stereotipet, diskriminimin dhe paragjykimet, duke nxjerrë në pah sfidat e një shoqërie të diversifikuar dhe nevojën për dialog e reflektim mbi marrëdhëniet ndërkulturore. Regjisor osht Altin Basha ndërsa luajnë: Adrian Morina, Blerta Syla Surroi, Kushtrim Sheremeti, Aurita Agushi dhe Endrit Ahmetaj. Shfaqjen e keni me 17 dhe 18 mars në ora 20:00.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me marre pjese: SHARE architecture forum / Prishtinë

Share Forum osht një seri ngjarjesh dedikume arkitektures që mbahen në krejt Europën lindore dhe jugore, ndërsa në Prishtine po organizohet për herë të katërt. Sipas organizatorëve, Share osht “një platformë e jashtëzakonshme që bashkon disa nga mendjet ma të ndrituna në arkitekturë dhe dizajn në krejt Europën. Ky event është portë drejt inovacionit, bashkëpunimit dhe frymëzimit, tu ofru një mundësi unike për me eksploru konceptet ma të avancume arkitekturore dhe idetë revolucionare që po ri-definojnë mënyrën se qysh projektojmë dhe përjetojmë hapsinat.” Programi fillon me 21 mars, ndërsa folës janë nga arkitektat lokalë si Gëzim Paçarrizi, Teuta Imeri e Burim BAjraktari e deri te Takehiko Iseki nga Zaha Hadid Studios, Peter Murrey, e Harry Dobbs, etj.

Me pa: Ekspozita “Hije Qiellore” / Europe House

Europe House po vazhdon me ngjarje dedikume “Muajit të Gruas”, këtë javë me ekspozitën “Hije qiellore” dhe bisedë me artisten Ulpiana Kurtaj. Ekspozita osht e kurume nga Shkamb Jaka & Laureta Hajrrullahu dhe hapet me 19 mars, në ora 19:00. Punimet e Ulpiana Kurtaj që i kemi pa ma heret janë portrete me laps, imazhe të gruas, etj e këto në Europe House “eksplorojnë identitetin, historinë dhe tregimet kulturore përmes artit të saj”. Pas hapjes së ekspozitës, do të mbahet një bisedë me artisten.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me kcy: Psysphere / Underground, Tiranë

Nuk ka shpesh ngjarje me muzikë trance që na bjen me përmend, por këtë javë e keni Psysphere në Tironë. Sipas organizatorëve, “PSYSPHERE më 21 mars 2025 ju ton për një eksperiencë magjepsëse psytrance si asnjë tjetër! Lëreni ritmet pulsuese dhe meloditë hipnotike t’ju udhëheqin në një udhëtim kozmik.” Muzikën kanë me lëshu Afrodizzy, Gert Hard dhe Ssfinesse.

Me kcy: Event me Anfysa Letiago / Parku Olimpik, Tiranë

Anfisa Letyago është një DJ dhe producente me bazë në Napoli, e njoftun për stilin e saj unik të technos. Me energjinë e saj elektrizuse dhe setet dinamike, ajo ka fitu koxha popullaritet në skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike. kombinon ritme hipnotike me një qasje moderne, duke krijuar një eksperiencë të paharrueshme për publikun. Organizatorët Folie Electronic janë tu pregaditë një show të veçantë në Tiranë, me skenë të madhe, lightshow impresiv, krejt këto në Parkun olimpik të kryeqytetit shqiptar me 21 mars. Mysafirë janë edhe Equinoxx & Xhorxho. Po duket si një mega-ngjarje, por kqyreni se biletat janë në përfundim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Albumi “Çka ki mu bo kur t’rritesh” nga Bleta Përtace

Ndoshta nuk e dini kush osht Blerton Albani, por duheni mu njoftu me muzikën e alter-egos së tij Bleta Përtace, njanit prej zanave dhe tekst-shkrusve ma intrigues në skenën e hip-hopit shqip sot. Derisa muzika e viteve të fundit koxha e njëtrajtshme ja ka nisë me u bo, e krijume për hiper-prodhim të hiteve të vere në diskoteka të diasporës, Bleta Përtace e ka qitë një album shumë ma intim, me fokus në rrëfime, rima lozonjare, referenca urbane të jetës së përditshme, me një super produksion dhe numër gjigant prej 23 tracks. Krejt kjo duket edhe ma impresive kur e merrni vesh që Bleta i ka veq 21 vjet. Mysafirë i ka edhe Singin (lexoni intervistën tonë me Singin këtu), Ledrin, Lyrical Son, por sendi jonë i preferum osht “Immortal” me Rinesancën, një tjetër yll që tash jeton në Kanadë, po që osht mjeshtre për tekste me tema lehtë të identifikueshme për neve mortalët. Jepni pak dashni pranverore Bletës dhe merrni dashni prej sendeve të tij se ka plot me nda me juve…

Me lexu: Numri 3 i revistës “Me Diell” / Botuar nga “Unë e du Kosovën”

Revista Me Diell sjelli freski në pejsazhin tejet të vobegtësum, mos të themi inekzistent, të shtypit periodik në Kosovë. Ekipi editorial po pregaditë përmbajtje gjithnjë e ma të pasun, me dizajn gjithnjë e ma të përpunum dhe eksperienca pe bon t’vetën: ky numër i revistës osht ma i miri deri më tash, me tekste nga kultura, arti, muzika, me ilustrime dhe recenzione dhe shkrime pak ma të gjata, për mëngjezet me kafe t’mirë dhe lexim t’mirë, qysh i ka hijo një qyteti që pretendon m’u kanë qytet. Sara Kelmendi na rikujton Poetin e madh Esat Mekuli, Vesa Sahatciu sjell intervistë me artisten Valbona Zherka, por keni edhe plot shkrime tjera… Revistën e gjeni te libraria Dukagjini, Soma dhe Tartine.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me hanger: Lakna turshi koreane kimchi / Toka Fermentary, Tiranë

Krejt ‘na’ hajmë lakna turshi, ama s’jena veç ‘na’ që hajmë lakna turshi. Janë edhe koreanët që hajnë lakna të fermentume, veq ata i grijnë edhe i kanë të djegsta, ju qesin ma shumë erëza edhe ju thojnë kimchi. E nëse doni me provu kimchi me një shije të pasun, të tharbtë dhe djegëse, e që mundeni me përdor si shoqërues perfekt për dreka e darka të ndryshme, kqyreni prodhimet laknore të marum prej TOKA në Tiranë. Laknat e fermentume, përveç shijes unike, janë t’mira edhe si probiotikë dhe t’mira për tretje. Kështu që për me hangër këtë javë po ju rekomandojme një zgjedhje të shkëlqyme për ata që dojnë diçka të shëndetshme dhe plot shije! Toka ka edhe produkte tjera interesante, shpesh organizon edhe punëtori të ndryshme gastronomike, kështu që hidhjani një sy (edhe hanjani nëj tegëll kimchi!)

Pergatitur nga Suzanne Podcast./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Baletjava frankofoneKatrori ytparty elektronikepremierasuzanne podcaststop4tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kodi i veshjes që Turkmenistani vendosi për gratë e pamartuara
Artikulli i ardhshëm ZRrE ofron mundësi për komente dhe sugjerime pas propozimit për rritje të çmimit të rrymës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Festivale electro, koncerte klasike e teatro – rekomandimet e kësaj jave nga Suzanne Podcasts!

23 Shikime
Katrori YT

Jazz, balet e ekspozita – Propozimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

32 Shikime
Katrori YT

Koncerte, filma e festivale – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?