Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare të Kosovës sot rreth orës tetë, duke bërë të ditur se pritjet janë zvogëluar në krahasim me një ditë më parë dhe ato zgjasin vetëm 10 minuta.
Pritjet për dalje në pikat kufitare Kosovë -Serbi, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë ishin prej pesë deri në 10 minuta.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat tjera kufitare, pritjet janë thuajse normale, vetëm deri në pesë minuta.
Ndryshe, dje kishte pritje deri në një orë e gjysmë, ato ishin krijuar në dalje të pikës kufitare të Merdarit, derisa kolona e krijuar ishte gjysmë kilometri, pritje të gjata dje kishte edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Aty qytetarët po presnin rreth një orë për të dalë, kurse kolona e krijuar ishte rreth 200 metra./RTK/Katror.info